May 2007


Uncategorized21 May 2007 09:45 am

ben-blushi.jpgKryetari i Grupit Parlamentar të PS Ben Blushi e ka konsideruar mundësinë që në përfundim të mandatit, Kryetarja e Parlamentit të ushtrojë kompetencat e Presidentit të Republikës si një shans të pamundur. Duke ju drejtuar Znj. Topalli, Z. Blushi tha se “Kjo më duket si ajo dëshira e të gjitha pastrueseve të botës të cilat duan ti zënë vendin të zotit shtëpisë. Të zotit të shtëpisë nuk ia zë dot vendin pastruesja, për të pastruar shtëpinë nga prokurorë, nga gjyqtarë, të cilët këto dhjetë vjet kanë bërë detyrën e tyre. Ju doni të shkoni aty me nje fshesë në dorë për ti pastuar ata nga shtëpia. Nuk është ky misioni juaj”.

Duke iu referuar parimeve kushtetuese, Z. Blushi theksoi se: “Sipas parimit kushtetues, ditën që ky parlament shkrihet, atë ditë ju pushoni së qëni kryetare e Kuvendit të Shqipërisë dhe për këtë arsye ju nuk mund të merrni një funksion kur nuk keni funksionin e parë për të cilin jeni atje.”

Gjithashtu, Z. Blushi, duke e konsideruar këtë përpjekje si një skenar dhune theksoi se kjo përpjekje do të hasë në rezistencën e ashpër të opozitës. “Në qoftë se duhet ti shpallni luftë dhe të merrni me dhunë zyrën e presidentit, unë besoj se konfliktet politike nuk zgjidhen as me dhunën e policisë as më atë të përmbarimit. Presidentin e Republikës nuk e nxirrni dot me dhunë sepse të gjithë ne, atë ditë, do të na keni aty”.

Uncategorized20 May 2007 08:00 am

adri-nurellari.jpg

Opinion nga Adri NURELLARI

       Në momentet e fundit të fundit të komunizmit, ende pa dhënë shpirt, befas në Shqipëri filloi të shfaqej tregu informal që asokohe u stigmatizua si treg i zi. Kuptohet që ideologjia komuniste nuk kishte sesi të mos ta përçmonte rendin spontan që përfaqësohet nga tregu informal ndërkohë që ky treg në të vërtetë jo vetëm që ishte treg i bardhë, por ishte treg i shndritshëm sepse shërbeu si barkë shpëtimi për shoqërinë shqiptare që ishte e kërcënuar nga zia e bukës dhe i dha fund kalvarit të fukarallëkut dhe dyqaneve shtetërore me rafte të zbrazura, radha, racione, tollona që ua kishin nxirë jetën shqiptarëve të ngratë për dekada të tëra. Mjerisht mentaliteti i sistemit të vjetër është ende gjallë në shoqërinë tonë dhe një ndër format tipike të manifestimit të saj është përçmimi dhe urrejtja që iu drejtohet njerëzve të pasur. Edhe pse dihet që shumë njerëz tek ne e kanë bërë pasurinë me korrupsion politik, krim apo trafik nuk mund të paragjykojmë dhe përbaltim apriori çdo njeri të pasur në Shqipëri. Ka boll njerëz në Shqipëri që janë duke u larë në “vaska të arta” duke gëzuar frytet e djersës, talentit, fatit apo mundit të tyre. Që një i pasur do të gëzojë në këtë jetë më shumë se një i varfër kjo gjë duhet të dihet mirë dhe të pranohet tashmë sepse përndryshe stimuli moral, stema sulmuesi apo fleta e lavdërimit vështirë se do të

(more…)

Site te tjera17 May 2007 10:29 am

shqiponja.jpg

Shefi i diplomacisë shqiptare Lulzim Basha arriti pasdite për një vizitë tre ditore në Kosovë. Basha u takua me shefin e UNMIK-ut Joakim Ryker, ndërsa takimet me liderët kosovarë , do t’i realizojë nesër.  Basha do të vizitojë edhe familjen e ish presidentit Ibrahim Rugova, ndërsa qëndrimin në Kosovë do ta përmbyllë të shtunën paradite me një vizitë në Prekaz tek varri i komandanti legjendar Adem Jashari. Kjo është vizita e parë e ministrit Basha në Kosovë, që nga koha kur ai u zgjodh shef i diplomacisë shqiptare para disa javëve.

Uncategorized17 May 2007 10:13 am

kuvendi.jpgNë një kohë kur kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohshme sa vjen e rritet,
Kuvendi me shumicë votash përbërjen e komisionit për reformën zgjedhore, i ngritur pak ditë më parë me konsensus të plotë, me një vendim në parlament.

Komisioni në përbërje të tij ka përfaqësues nga të gjitha grupet parlamentare. Ata do të punojnë me një mandat tre mujor dhe do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, të propozuar përkatësisht nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. (more…)

Site te tjera16 May 2007 05:37 am

foto_autostrade.jpg E folur dhe e stërfolur rruga Durrës-Morinë pjesë e korridorit të tetë këtë javë ka qënë temë debatesh në komisionin e ligjeve. E qarkulluar kohë më parë tevolinë më tavolinë në zyrat e Minitrisë së Finacave, të Ekonomisë, të Transporteve, të Kryeminitrisë, më në fund ka arritur edhe në tavolin e komisionit të ligjeve. Është diskutuar gjatë, ka pas shumë debate dhe në fund Rrësheni ka marrë denimin e rasttit. Që nga ky moment askush nuk duhet të mendojë më se do të ndërtohet një autostradë që do kalojë në Rreshen, por një rrugë dytësore e cila do zoti që të paktën të jetë e asfaltuar. Propozimi i institucioneve të lartpërmendura ka qënë i tipit, përjashtues, ku në të vërtetë rruga që i përket segmentit Milot-Rrëshen do të jetë me dy korsi se qeveria nuk ka lekë. Në këtë debat është përfshirë edhe ish deputi mirditor Ndre Legisi, i cili ka kërkuar me ngulm që të paktën meqë qeveria nuk ka para të ndërtojë një autostradë me katër korsi, ta lërë të parashikuar që në të ardhmen të mund të bëhet i mundur ndërtimi i dy korsive të tjera. Por edhe ky propozim i Legisit është rrëzuar, duke e bërë të qartë se në Rreshen nuk do të kalojë një autostradë, por e thënë në gjuhën popullore një shteg mali…

Uncategorized15 May 2007 11:34 pm

fatos-nano.JPGBBC-Ditët e fundit është shtuar ndjeshëm prania juaj në skenën politike, ashtu si edhe në kontakte me personalitete të huaja që vizitojnë Tiranën. Është evidente se keto janë lëvizje në funksion të kandidimit tuaj për postin e Presidentit të Republikës. A druheni se mos nuk e arrini dot këtë objektiv?…

(more…)

Site te tjera10 May 2007 05:46 am

blair.JPG

Toni Blair njoftoi të enjten se do të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Britanisë së Madhe në 27 qershor.

Z. Blair e bëri këtë njoftim në zonën e tij elektorale, në Sedgefield në veriperëndim të Anglisë.

Në fjalim ai e pranoi se qeveria e tij jo gjithmonë kishte qënë në lartësinë që pritej prej saj, por tha se ai kishte qenë shumë me fat që kishte udhëhequr “kombin më të madh në botë”.

Në fjalimin e tij emocional, z. Blair tha se kishte qenë kryeministër për dhjetë vjet, kohë kjo “mjaftueshëm e gjatë” për të dhe për vendin.

Kryeminitri i Mbretërisë së Bashkuar pas shumë kundërshtish për muaj me radhë nga ana e Lordëve, është dorëzur dhe ka deklaruar dorëheqjen e tij më datë 27 qershor të këtij viti. Për elitën britanike Blair ka qënë një nje politika shumë pak i pëlqyer. Që nga ardhja e tij në këtë detyrë Lordët kanë kuundërshtuar thuajse çdo nismë të tij, madje sa herë i është kërkuar edhe dorëheqja. Ndërkohë lufta në Irak ka qënë edhe rasti i parë kur përqarjet mes Lorëve për shkak të vendimit të kryminitrit Blair u theksuan më shumë.

Vlerësime

Z. Blair largohet nga posti pas dhjetë vjetëve në krye të Partisë Laburiste dhe të qeverisë së formuar prej saj pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 1997.

Më herët gjatë ditës, z, Blair ua bëri të ditura planet për largimin nga posti anëtarëve të kabinetit të tij në selinë e qeverisë në Downing Street në Londër.

Ndëra takimi i qeverisë po mbyllej, personi që pritet të jetë pasardhësi i tij, minisitri aktual i Financave Gordon Brown, tha se mbledhja e kabinetit nuk duhej të përfundonte pa falenderuar kryeministrin.

Ai vlerësoi arritjet e z. Blair gjatë dhjetë vjetëve dhe udhëheqjen e tij “të veçantë” të partisë (laburiste), Britanisë dhe botës.

Njoftimi për largimin e z. Blair nga posti pas 10 vjetësh nuk ishte i papritur.

Ai ka qenë i qartë prej disa muajsh tashmë.

Me njoftimin publik të z. Blair, laburistët nisin garën për të zgjedhur pasuesin e tij.

Uncategorized09 May 2007 01:43 pm

ambulanca-turke-qe-solli-te-plag-foto-a-ndoja.JPGTe vdekur:

Preng Përdeda- 22 vjeç

Pjetër Përdeda- 18 vjeç

Të plagosur:

Dalina Përdeda

 Adriana Doda

Angjelina Gjoka

Aleksander Ndoja- Mirditë. Ka qënë ora 18 00, kur në aksin rrugor që lidh komunën e Fanit me qytetin e Rrëshenit është shënuar një aksident i rëndë me pasoja tragjike për jetën e dy vëllëzërve nga fshati Bisakë i kësaj komune. Sëbashku me to në automjetin tip BMW me targa italiane po udhëtonin edhe tre vajza dhe një fëmijë 3 vjeçar të cilët kanë shpëtuar mrekullisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pikërisht në vëndin e quajtur “ura e Mashtërkorit” pranë ish sektorit gjeologjik. Automjeti i tyre ka fluturuar nga ura dhe ka përfunduar në thellësitë e lumit Fan. Në ndihmë të tyre ka shkaur nëj banor i quajtur Hilë Pjetri dhe më pas edhe shërbimi mjekësor i kampingur të autostradës. Megjithatë aksidenti ka shënuar dy të vdekur, vëllezërit Preng e Pjetër Përdeda nga fshati Bisakë i komunës së Fanit. 

Ngjarja! infermieret-turq-qw-ndihmuan-te-acident.JPGAutomjeti tip BMW i drejtuar nga Preng Përdeda ka devijuar në në urën e Mashtërkorit dhe ka përfunduar në një thellësi të konsiderueshme uji të lumit Fan. Sëbashku me të ka qënë edhe e fejuara e tij Angjelina Gjoka, motra e të fejuarës Adriana Doda me djalin e saj tre vjeç, motra e tij Dalina Përdeda dhe vëllai tjeër 18 vjeçar Pjetri, maturant në shkollën profesionale në Rrëshen. Me të rënë në lumë Adriana me gjithë djalin e saj tre vjeçar ka mundur që të dalë nga lumi dhe ka dhënë alarmin me të bërtituara. Ajo është dëgjuar nga një bari i cili ka mundur që të njoftojë menjëherë një banor tjetër i quajtur Hil Pjetri i cili është zhytur menjëherë më rrjedhën e lumit. I vetëm me shumë vështirësi ai ka mundur të nxjerrë një nga një dy vëllezërit dhe dy vajzat e tjera. Vetëm tre km larg është edhe kampingu i repsit të cilët kanë treguar një gatishmëri të lartë për tu ardhur në ndihmë pasagjerëve të dëmtuar. Me një ambulacë dhe me personel mjekësor ata kanë shuar në vëndngjarje. Adelina mjke dhe përkthyese e turqve thotë se bëmë të pa mundurën për shpëtimin e jetës së dy të rinjve por ishte e pa mundur. Me ambulancën e tyre ata kanë sjellë në spitalin e Rrëshenit, drejtuesin e mjetit Preng Përdeda me të fejuarën e vet Angjelina Gjoka. Fatkeqësisht Prenga kishte ndërrur jetë ndërsa mjkët kanë filluar menjëherë mjekimin intensiv për Gjokën e cila ndonëse ka dëmtime të shumta thuhet se është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa dy vajzat e tjera për momentin janë marrë në banesat e fshatarëve ku ju janë dhënë ndihmë me rroba të thara dhe mjekim. Më pas ata janë sjellë një nga një në spitalin e Rrëshenit ku edhe po trajtohen nga mjekët. Burime spitalore konfirmojnë se janë rrezikut për jetën si do që kanë fraktura të ndryshme të trup. Ndërsa vëllai tjetër i viktimës 18 vjeçari Pjetër Përdeda për momentin është mbajtur në sektorin spitalor të kampingut pasi edhe ai kishte vdekur në vënd. Mësohet se Prenga ishte emigrant sëbashku me babain e tij Nikoll Përdeda në Itali, dhe sapo kishte ardhur në fshatin e tij në komunën e Fanit.  Hil Pjetri, banori që shpëtoi vajzat e makinës tha se njera-nga-te-plagosurat.JPGbanesa ime ndodhet shumë pranë vëndit të ngjarjes urës mbi lumit Fan. më njftoi nëj banor tjetër që është fëmijë. Nuk vonova asnjë minutë dhe shkova te lumi.Ishte një ksaphanë e vëretë. Një grua dhe një fëmijë i vogël që qanin me të madhe në urë dhe makina e ëprmbysur që mezi dukej në ujin e lumit. Nuk u mendova gjatë dhe u hodha në lumë. Me shumë vështirësi u afrova te makina nga ku munda ti nxirrja një e nga një të gjithë. Dy djemtë pothuajsë nuk reagonin, ndërsa vajzat jepnin shënja jete. I kam nxjerrë në rrugë dhe pas pak sekondash është shfaqur ambulanca e firmës turke që punon në autostradër. Mjekët që ishin me ambulancën përdorën të gjitha mënyrat për tu ardhur në ndihmë dy vëllezërve por ata mbaruan. Ndërsa bashkëshortja ime erdhi dhe mori Adrianën dhe djalin e vogël dhe i çoi në banesë ku edhe u dha ndihmë me rroba pasi ato sapo kishin dalë nga uji.

Uncategorized09 May 2007 10:57 am

gjykata-e-hages.jpgDëshmitari Elmaz Jusufi edhe sot përshkruajti se në çfarë rrethanash është vrarë djali i tij, Rami Jusufi, për të cilin Prokuroria e Hagës pohon se ka qenë viktima e parë gjatë sulmit të policisë maqedonasë në fshatin e Lubetenit në vitin 2001.
          
Elmazi, si dhe bashkëshortja e tij Zejnepe Jusufi paraprakishtë, pohuan se djali i tyre ishte qëlluar me armë automatiku në shtëpi dhe ndërroi jetë pas disa orëve nga plaga e marrë në bark.
           
Ai gjatë marrjes në pyetje kërkoi nga avokatët që mos t’ia tregojë fotografitë në të cilat shihet kufoma e të birit të vet, meqë e shqetësojnë.
          
Dëshmitari deklaroi se nuk mban mend se çfarë saktësisht ka qenë duke bërë djali i tij para vrasjes. Mbrojtja e Lube Boshkoskit dhe Johan Tarçullovskit, të vetmit maqedonas të akuzuar nga Haga, fokusohej të hetojë nëse në Lubeten, para aksionit të policisë maqedonase më 12 gusht të vitit 2001, ka pasur pjestarë të fshehur të UÇK-së.
           
Për të gjitha pyetjet lidhur me këtë, dëshmitari është përgjigjur negativisht. Ai pohonte se në fshatin nuk ka pasur grupe të armatosura madje as dy ditë para aksionit kur nga mina e vendosur humbën jetën tetë ushtarë maqedonas.   
Pas Elmaz Jusufit, duhet të dëshmojë dëshmitari i tretë i Prokurorisë, i cili sipas paralajmërimeve, do të ketë status të mbrojtur.

Uncategorized09 May 2007 10:50 am

evangelos-meimarakis-mm-greqise.jpg

 Emri i Maqedonisë është njëra nga “çështjet’ e nxehta për Greqinë, e cila dëshiron që kjo të zgjidhet në mënyrë të qetë dhe përmes rrugës së dialogut.

Këtë e deklaroi sot ministri grek i Mbrojtjes Evangelos Meimarakis në fjalimin në shkollën për oficerë ushtark në Selanik.

“Greqia mbështet hyrjen e vendeve ballkanike në strukturat evroatlantike, zhvillimin e bashkëpunimit rajonal, konsolidimin e marrëdhënieve të mirë ndërfqinjësore dhe zgjidhjen paqësore të çështjeve të nxehta, siç është emri final” i maqedonisë, deklaroi Meimarakis.

Ai theksoi se Greqia ndërmerr rolin kryesues në përpjekjet për transformimin e Ballkanit në fqinjësi paqësore, stabile dhe zhvillimore dhe shtoi se nuk guxohet të lejohet që gjërat të kthehen në të vjetrën.

“Andaj Greqia punon në mënyrë sistematike për vendosjen e klimës së besimit, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Më me rëndësi është që të krijohet atmosferë e besimit të ndërsjellë me qëllim që të vendoset dialog i sinqertë në drejtim të zgjidhjes së problemeve”, shtoi ministri i Mbrojtjes i Greqisë.

Uncategorized09 May 2007 10:42 am

pamja-nga-moska.jpgMbi 7000 ushtarë marshuan në Sheshin e Kuq në Moskë në nder të 9 majit, ditës së fitores mni fashizmin.

Parakalimi ushtarak i cili tradicionalisht mbahet në Moskë u pasurua me fluturimin e pesë aeroplanëve të tipit “Su 27″ dhe katër aeroplanëve të tipit “Mig 29″, të cilat mbi publikun krijuan figurë në formë të rombit.

Uashtria parakaloi para kreut shtetëror dhe ushtarak rus, para veteranëve të Luftës së Dytë Botërore dhe para publikut të madh.

Të pranishmit i përshëndeti kryetari rus Vlladimir Putin, i cili veteranëve u porositi se “kjo është dita e tyre dhe fitorja e tyre e cila s’ka çmim”, për shkak se me luftën e tyre para 62 viteve u mundësoi gjeneratave të ardhshme të drejën për jetë.

Putini shfrytëzoi rastin pa përmendjen e emrave që ta kritikojë Estoninë për shkak të dislocimit të shtatores së ushtarit sovjetik nga qendra e Talinit, duke i dënuar ata “të cilët i përrdhosën shtatoret e heronjve ushtarak”.

Në parakalimin nuk u tregua armatimi i rëndë me të ciliën disponon Rusia edhe krahas paralajmërimeve dhe durajtjeve të këtilla të shprehuara te një pjesë e mediumeve perëndimore, të cilat parashikuan se Rusia, si gjatë periudhës së Luftës së Ftoht, do të demonstrojë mjete bashkëkohore luftarake.

Uncategorized09 May 2007 10:37 am

 jeruzalem1.jpg

Uncategorized03 May 2007 03:23 pm
  • Nga Peshkopia erdhi lajmi që shoferi i partisë socialiste qëlloi me thikë shefin e vet. Nuk jepet motivi i saktë për zënkën. Dihet vetëm që kryeredaktori i ZP-së disa ditë më parë i kërkonte Berishës të zbardhte aktet e përsëritura të dhunës ndaj figurave të kësaj partie, duke iu referuar edhe rastit personal kur një sasi tritoli plasi në autoveturën e tij. Por, vetëm dje zëdhënësja e qeverisë, Bregu, kërkoi nga Braçe të sqaronte nëse mbante shofer apo e drejtonte vetë makinën.
  • Edhe Erion Brace eshte implikuar me “Banden e Lushnjes”. Pseudonimi i tij ka qene “qejfliu”. Banda i ka ofruar femra, ndersa Brace u ka dhene procesverbalet e mbledhjeve te Nanos, Metes, Majkos, Rames dhe “Hakmarrjes per drejtesi”.
  • Ne shtypin shqiptare vazhdon publikimi i emrave te politikaneve te implikuar me “Banden e Lushnjes”. Dje doli edhe emri i Edi Rames, i cili akuzohej nga Aldo Bare se kishte mbajtur krahun e bandes “Hakmarrja per drejtesi”, dhe jo te tyre. Interesant, edhe ne kete fushe, ashtu si ne politike, Rama ka zgjedhur Skraparin.
  • Tre krerët e diplomacisë dalin me martesa të shartuara. Znj. Harxhi(Edit), zv/ministre, është martuar me një turk; zoti Hoxha(Ferit), sekretar i përgjithshëm, me një franceze. Ndërkohë, ministri Basha(Lulzim) rezulton i kurorëzuar me një qytetare pa shtetësi të identifikuar. “No problem”: Edhe për Berishën thuhet se gruan e ka me origjinë serbe, ashtu si fjala e urtë “politika bëhet në-n krevat” nuk është me origjinë shqiptare.
  • Hetuesit që po merren me zbardhjen e përgjimeve të bisedave mes anëtarëve të bandës së Aldo Bares janë vënë në vështirësi për identifikimin e atij që pwrcillet nëpër telefonata si “shofer i Nanos”. Të dhënat nuk përkojnë me asnjë nga shoferët që rezultojnë në listën e kryeministrit shqiptar. Ndërkohë, versioni i hedhur nga njerëz të afërt me Edi Ramën, sipas të cilit, “shofer i Nanos” ka qenë Fatos Nano vetë, është hedhur poshtë nga italianët si “i pabesueshëm”.
  • Kryetari i Bashkise se Himares Vasil Bollano ka deklaruar se: “nuk kerkojne me teper per Vorio Epirin, sesa kerkon Shqiperia per Kosoven”. I shkreti Bollano, ska faj, ka ngateruar numrin 2000000 me 200. Ja kishte mbuluar zerot mikrofoni i Sokol Balles.
  • Uncategorized03 May 2007 02:55 pm

    Ai eshte i gjate si “Ai”, vjen nga Franca si “Ai”, i pakualifikuar ne
    France si “Ai”, me ambicie te jashtezakonshme per pushtet si “Ai”, i angazhuar artficialisht ne politike si “Ai”. “Peshqesh” politikes shqiptare de facto ia beri Nano. Fatos Nano e pershkruan pak a shume keshtu ate moment: e gjeta ne
    Paris me thonje te paprere e te palare (nuk e kishte pare akoma nudo), me erdhi keq dhe i ofrova nje pozicion ne qeveri.
    Dhe ne fakt ashtu sic thote Nano, filloi karriera politike e Edi Rames. Por shume shpejt ai u prish me Nanon, ia harroi nderin, dhe u lidh cuditerisht me Meten. Nuk dihen aresyet e sakta te kesaj lidhje, por me sa duket i bashkoi ambicia e tyre e forte per pushtet dhe tendenca per tu perjetesuar ne politik, si dhe deshira e “marre” per ta “gllaberuar” Shqiperine dhe per ta shnderuar ne nje “ciflig” te perhershem te tyre.  

    Dhe keshtu filloi marshimi i “liberaleve”. Por gjithsesi gjerat nuk ishin edhe aq te thjeshta, nuk mjaftonte vetem deshira per te permbushur endrren e tyre per pushtet te pakufizuar. Rezistenca dhe kundershtite e klaneve te tjera brenda se majtes ishin te medha. I pari u thye
    Meta, pas nje lufte te stergjatur me Nanon, ku klani i ketij te fundit doli fitimtare.
    Meta pas kesaj u shnderua ne nje karte disi te djegur dhe i pafuqishem per ta “pushtuar” PS-ne (sipas “planit”).
     

    Gjithsesi “liberalet” nuk u dorezuan. Ne skenen shqiptare (2003) shfaqet “sindikata” e Erion Velias. Ajo filloi menjehere sulmin kunder Nanos (kryeminister). E ashtuquajtura organizate e pavarur “Mjaft”, ne kater vjet aktivitet tashme, asnjehere (as edhe nje here te vetme) nuk protestoi kunder Bashkise se Tiranes (sikur Tirana s’kishte asnje hall). Ajo beri manifestime gjithandej neper Shqiperi, para lloj-lloj institucionesh, bashkish, ministrish etj, etj, por kurre kunder Edi Rames. Pse? “Misteri” po zbulohet tani se fundi, ndersa Erion Velija pritet te mare postin qe la Pandeli Majko tek PS.  

    Me fjale te tjera, “liberalet” krijuan keshtu krahun e tyre revolucionar-”Levizjen Mjaft”.  

    Nga ana tjeter, ndersa Koco Kokedhima me “Shekullin” e tij kishte kohe qe punonte ne favor te “liberaleve” dhe kunder Nanos, gjithsesi ai ishte pak per tu konsideruar nje sektor i vertete propogande. Dhe keshtu nje dite hyn ne skene “Top-Channel”, dhe vendoset pikerisht ne piramiden e Enverit, me nje qira fizike teper qesharake, fale “zemergjeresise” se kryebashkiakut te Tiranes. “Top-Channel” u shnderua menjehere ne nje ze te fuqishem kunder Nanos, por “cuditerisht” jo kunder Rames (tamam si “Mjaft”). Me themelimin e “Top-Channel”, “liberalet” krijuan keshtu edhe sektorin e tyre te propogandes. Pra, ata tashme kishin tre shtyllat perkatese te domozdoshme per te mare pushtetin: (1) Politiken; (2) levizjen sindikaliste; (3) sektorin e propogandes.  

    Gjithsesi Nano ishte akoma Kryeminister dhe kryetar i PS-es, por shume i “kalbur” nga imoraliteti i pakufishem dhe korrupsioni galopant. Megjithate (per shkak te polarizimit te skajshem ne Shqiperi) Nano mund ti fitonte perseri zgjedhjet ne 2005, gje e cila do te shkateronte perfundimisht shpresat dhe planet e “liberaleve”. Por ata (me sa duket) e kishin menduar edhe nje gje te tille. Solucioni ishte ndarja e PS-se. Kete e beri fare lehte
    Meta me partine qe krijoi, gje e cila solli percarjen e elektoratit te majte ne zgjedhjet e 2005, dhe keshtu Nano ra. Ai iku edhe nga PS, te cilen e “uzurpoi” menjehere Edi Rama.
     

    Pra plani kryesor i “liberaleve”- “heqja qafe” e Nanos -tashme ishte permbushur. Ata tani ndjeheshin me te forte se kurre. Dy parti politike (PS, LSI), nje levizje revolucionare (”Mjaft”), si dhe nje sektor te persosur propogande (”Top-Channel”, “Shekulli”). Pra nje shtet i tere paralel i suportuar financiarisht nga burime mese te dyshimta informale, ishte gati te marshonte drejt pushtetit. Nje kombinim i frikshem i politikes ambicioze te individeve maniak per pushtet absolut me mafien rajonale, metastazat e se ciles tashme kishin mberthyer keqazi ekonomine e mjere shqiptare.  

    “Liberalet” sot jane me te fuqishem se kurre dhe me afer se kurre realizimit te endrres se tyre per sundim te perjetshem. Marshimi i tyre tani eshte me i rrezikshem se kurre dhe fare prane finishit. Ata po pergatiten te ndertojne perandorine e tyre te perjetshme ne Shqiperi, ashtu si “Ai” qe shume dekada me pare erdhi nga
    Franca…