evangelos-meimarakis-mm-greqise.jpg

 Emri i Maqedonisë është njëra nga “çështjet’ e nxehta për Greqinë, e cila dëshiron që kjo të zgjidhet në mënyrë të qetë dhe përmes rrugës së dialogut.

Këtë e deklaroi sot ministri grek i Mbrojtjes Evangelos Meimarakis në fjalimin në shkollën për oficerë ushtark në Selanik.

“Greqia mbështet hyrjen e vendeve ballkanike në strukturat evroatlantike, zhvillimin e bashkëpunimit rajonal, konsolidimin e marrëdhënieve të mirë ndërfqinjësore dhe zgjidhjen paqësore të çështjeve të nxehta, siç është emri final” i maqedonisë, deklaroi Meimarakis.

Ai theksoi se Greqia ndërmerr rolin kryesues në përpjekjet për transformimin e Ballkanit në fqinjësi paqësore, stabile dhe zhvillimore dhe shtoi se nuk guxohet të lejohet që gjërat të kthehen në të vjetrën.

“Andaj Greqia punon në mënyrë sistematike për vendosjen e klimës së besimit, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Më me rëndësi është që të krijohet atmosferë e besimit të ndërsjellë me qëllim që të vendoset dialog i sinqertë në drejtim të zgjidhjes së problemeve”, shtoi ministri i Mbrojtjes i Greqisë.