June 2007
Monthly Archive
Uncategorized13 Jun 2007 01:29 pm
Gjenden dy gurë vezakë gjigandë në Ndërfanë, qendra e Shtetit të parë të Arbërit/SPECIALE

Objektet u gjetën nga makineritë dhegërmuese të kompanive JV Bechtel-Enka, që punojnë në autostradën e re Durrës-Kosovë, në segmentin Rrëshen-Kalimash-
Nga Aleksandër Ndoja
MIRDITË. Ndërfana e historive të hershme, e quajtur si Principata e Shtetit të Parë të Arbërit, vihet dhe një herë në vëmendje pas fillimit të punimeve të autostradës. M’u në zemër të saj dhjetëra makineri dhegërmuese dhe transportues nga më modernet e botës teknologjike, punojnë në hapjen e trasesë së rrugës së parë konçensionare në Shqipëri Rrëshen-Kalimash, segmenti më i rëndësishëm i autostradës katërkalimshme Durrës-Kosovë. Studiuesi i njohur vendas Gjon Marku në hulumtimin e tij pikërisht për këtë vend, ka shënuar (more…)
Uncategorized11 Jun 2007 12:02 am
Kruetanët mallëngjejnë presidentin Amerikan/ Speciale
Nga Saimir KOLA
16 vejt më vonë shqiptarët përsërisin skenat me të cilin nderuar të parin sekretar shteti anerikan Xhejms Becker që shkeli tokën shqiptare. Në vitin 1991 shqiptqarët hoqën rrobat e tyre dhe me to shtruan bulevardet e Tiranës në mënyrë që kemba e sekretarit amerikan të shtetit të asaj kohe të mos shkelte në tokë. Ndërsa sot për herë të parë në historinë e shqipërisë një president amerikan jo vetëm nderon vendin tonë me vizitën e tij, por niset drejt fushë-krujës dhe atje bëhet një me qytetarët. Askush nuk e kishte me menduar që një lider politik I një rangu të tillë të nderonte dhe përcafohej në atë mënyrë me një popull që ndoshta kurrë nuk kishte menduar se presidenti (more…)
Uncategorized10 Jun 2007 03:47 am
Bush foto-blog
Uncategorized10 Jun 2007 03:18 am
Bush takohet me Berishën: Çështja e Kosovës, temë kryesore e diskutimit
ORA- 11:15- Bush është duke zhvilluar takimin e tij kokë më kokë me kryeministrin Sali Berisha. Zëdhënsëi i qeverisë Dritan Mishto shprehet se kjo vizitë ka një interesim të jashtëzakonshëm. “Media ndërkombëtare po e ndjek vizitën e presidentit Bush nga afër. Qëndrimet dhe temat tashmë dihen: Çështa e Kosovës, Integrimi në NATO dhe Reformat e qeverisë. Një temë e rëndësishme është edhe ajo e trupave paqeruajtëse shqiptare përkrah atyre të forcave aleate.”, tha ai.
ORA- 11:00- Presidenti Moisiu dekoron Presidentin George W. Bush me Urdhrin e Flamurit Kombëtar
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, i dorëzoi sot Presidentit George W. Bush Urdhrin e Flamurit Kombëtar me motivacionin: (more…)
Uncategorized10 Jun 2007 03:09 am
Moisiu: Vizita e Presidentit Bush do të përmirësojë imazhin e Shqipërisë
Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, thotë se vizita e Presidentit Bush, pa dyshim që do ta ndihmojë Shqiperinë, duke i dhënë imazhin e një vendi të qëndrueshëm dhe demokratik dhe shprehu besimin se ajo do t’i shërbejë edhe klasës politike shqiptare që të jetë e kujdesshme për zgjidhjen e problemeve te zhvillimit demokratik. Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, Presidenti Moisiu thotë gjithashtu se vizita e presidentit amerikan është edhe një mesazh për shqiptarët e Kosovës, që të tregohen të duruar, në pritje të zgjidhjes së statusit. Në një intervistë për Zwrin e Amerikës kreu i shtetit u shpreh se “kjo vizitë i ka të gjitha përmasat e një vizite historike për faktin se është hera e parë që vjen në vendin tonë një president në detyrë i Shteteve të Bashkuara. Sigurisht që është një (more…)
Uncategorized10 Jun 2007 01:11 am
President Bush mbërrin në Tiranë
ORA - 9:35 -Mbërrin në Tiranë Presidenti Amerikan Geroge W. Bush, vizitë kjo për herë të parë e një presidenti amerikan. I shoqëruar nga zonja e tij Laura Bush, ai sapo ka zbritur në aeroportin Nënë Tereza. Ndërkohë vihet re që gazetarëve ju ëhstë lënë një vend shumë I kufizuar dhe çdo gjë është nën një kontroll të rrepte. Çdo ambient i aeroportit “Nënë Tereza” është vënë nën kontrollin e plotë të ekipeve të sigurimit.
Presidenti amerikan Bush pritet nga ambasadorja amerikane në Tiranë Marsie Ries, Ministri I Punëve të Jashtme Lulzim Basha,Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Bamir Topi dhe homologu i këtij të fundit Ben Blushi.
Ndërkohë eskorta presidenciale është nishur drejt Pallatit të Brigadave. Eskorta që shoqëron presidentit Bush rezulton të jetë rreth një kilometër e gjatë.
ORA- 08:19-Bush niset drejt Shqipërisë
Presidenti Amerikan George W. Bush është nisur nga aeroporti i Fiumincino drejt Shqipërisë. Zoti Bush udhëton me avion predidencial ‘Air Force 1’ ndërkohë që shoqërohet nga avionë “Air Force 2. kreu i SHtëpisë së Bardhë pritet të mbërrijë në Tiranë rreth orës 9:20 minuta. Ndërkohë, aeroporti ndërkombëtar Nënë Tereza është vënë në dispozicion të plotë për pritjen e presidentit amerikan.