bujar-nishani.jpgMinistri I Brendshëm Bujar Nishani ka deklaruar se pas një hetimi të gjatë është arritur që të zbulohen dhe vihen para drejtësisë së emrat e personave që kishin dorë në vrasjen e gjashtë gardistëve dhe plagosjen e disa punonjësve të policisë më 23 Maj të vitit 1997.
Sipas tij, për masakrën e Cërrikut përfundimisht si autorë të dyshuar tashmë në duart e drejtësisë janë 9 persona.

Meti Bozi, i vitlindjes 1958, lindur dhe banues ne qytetin e Cerrikut, Elbasan, i padenuar me parë
Arjan Toska, i vitlindjes 1969, lindur ne Libohove, Gjirokaster dhe banues ne Elbasan, i denuar per disa vepra penale.
Llazar Bicja ,i vitlindjes 1962, lindur ne qytetin e Pogradecit dhe banues ne qytetin e Cerrikut, Elbasan, i padenuar me pare.
Alban Toska, i vitlindjes 15.09.1974, lindur dhe banues ne Elbasan, i denuar per disa vepra penale .
Roland Xhepexhiu, I vitlindjes 1968, lindur dhe banues ne qytetin e Cerrikut, Elbasan, i denuar me pare per disa vepra penale.
Bujar Buzani, i vitlindjes 1974, lindur dhe banues ne Cerrik, Elbasan, i denuar per disa vepra penale.
Tomor Buzani, i vitlindjes 1966, lindur dhe banues ne Cerrik, Elbasan, i denuar per disa vepra penale.
Entel Gashi, i vitlindjes 1975, me banim ne Elbasan.
Luftar Toska, i vitlindjes 1972, lindur me Elbasan, aktualisht vuan denimin ne Greqi.

Ministri I Bredshëm u shpreh se gjatë hetimit u arrit që të vërtetohet veprimtaria kriminale e atyre personave që në majin e 97-s goditën me egërsi mizore efektivat e gardës dhe policisë e po ashtu institucionet shtetërore. “Nga procedimi penal numër 45 i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë, rezulton se me date 23.05.1997, rreth ores 8.30 ne qytetin e Cerrikut jane goditur me arme zjarri te ndryshme punonjesit e Gardes se Republikes dhe forcat e policise lokale nga disa persona ku nga keto goditje kane gjetur vdekjen shtetasit Besnik Sula, Halit Haxhia, Bashkim Mnella, Qemal Mehmeti, Sali Martini dhe Petrit Ndoi punonjes te Gardes se Republikes, si dhe jane plagosur disa punonjes te tjere policie.”, tha Nishani.