Site te tjera31 Jul 2007 03:34 am
Meta: Gjinushi e ka kuptuar vone politiken e LSI
Presidenti i Republikës ka zhvilluar një takim me kryetarin e LSI-së Ilir Meta. Ky i fundit menjëherë pas takimit ka shprehur besimin se presidenti Topi do të jetë një garant i Kushtetutës dhe do të qëndrojë mbi palët. Sipas tij, takimi kaloi në një frymë mirëkuptimi të plotë.
Zoti Meta komentoi gjithashtu edhe deklaratat e një dite më parë të kryetarit të PSD Skënder Gjinushi. Sipas tij, “zoti Gjinushi me deklaratat e tij po përçan jo vetëm politikën shqiptare, por edhe kampin e majtë.”.
Zoti Meta u shpreh gjithastu se gjatë takimit nuk është diskutuar rreth çështjes së kryeprokurorit Theodhori Sollaku.