Shehu: Mazhoritar, jo prpocional, elektorati duhet të njihet me përfaqsuesin
Nga P. Shehu
Nënkryetari i Partisë Demokrate e Re, Tritan Shehu, tha dje, se “sistemi maxhoritar është më i pranueshëm se ai proporcional, pasi elektorati duhet të njihet me atë që e përfaqëson, por, nga ana tjetër, nuk duhet përjashtuar ai jopropocional i pastër”.
“Ligji duhet të jetë i përzier dhe kjo nuk do të krijonte asnjë vështirësi, por Komisionet Zonale Zgjedhore dhe ato Qendrore duhet të jenë jopartiakë”, u shpreh nënkryetari i PDR-së, duke komentuar në këtë mënyrë reformën zgjedhore. I pyetur në lidhje me funksionim e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe efiktivitetit të veprimtarisë së tij, zoti Shehu tha se “efiktivitet të plotë të punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore nuk do kishte pa u zgjedhuar çështja e Presidentit. Zgjedhja e Presidentit të ri, do t’i hapte rrugë diskutimit të reformës zgjedhore dhe përcaktimit të sistemit zgjedhor”. Sipas tij, “Kuvendi ka të gjitha të drejtat ligjore të shtyjë mandatin e këtij komisioni dhe kjo mund të bëhet në shtator, me rinisjen e veprimtarisë së tij”, përfundoi Shehu.