ISKSH heq tarifën për recetë: Përfitojnë mbi 500 mijë pensionistë
Nga INDIPENDENT
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka vendosur që të hiqet tarifa për recetën për kategorinë e pensionistëve, pasi ata e përballojnë me vështirësi këtë tarifë. Tarifa në fjalë ka vlerën prej 100 lekësh dhe nga ky lehtësim do të përfitojnë do të përfitojnë mbi 500 mijë pensionistë. Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, në takimin e zhvilluar me përfaqësues të pensionistëve u shpreh “Duke patur parasysh edhe rimëkëmbjen financiare të ISKSH (kujtojmë se ajo aktualisht nuk është më në borxh, por ka arritur të balancojë të ardhurat me shpenzimet), kemi Edhe qeveria ka në strategjinë e saj mbështetjen maksimale për shtresat në nevojë, ndaj ky vendim shkon në kahun e duhur”.
Sipas saj, fondet për heqjen e kësaj tarife për muajt e mbetur të vitit do të përballohen nga ISKSH, por me tej do të kërkohet mundësia e subvencionimit nga Ministria e Financave. “Menjëherë do të dergohet propozimi në qeveri për heqjen e tarifës për recetë për kategorinë e pensionistëve që zënë mbi 80 përqind të rimbursimit në total nga instituti.”, tha Hana.
Më tej ajo vijoi se duhet theksuar, se vendosja e tarifës për recetë, një rekomandim i fortë i Bankës Botërore më shumë sesa fondi që siguron, shërben për minimizimin në një shkallë të lartë të abuzimeve me barnat e rimbursueshme. “Edhe pse në një shumë të vogël (100 lekë) kishte një tendencë të dukshme për të mos marrë barna të tepërta. Po ashtu, nga ana tjetër u vunë re ulje të abuzimeve mjek-farmacist si dhe u ul informaliteti, pasi pensionisti e jep këtë shumë (tarifën për recetë që është 100 lekë të reja) zyrtarisht dhe nuk ia jep më mjekëve nën dorë”, tha Hana.