October 2007


Uncategorized31 Oct 2007 01:20 pm

AmbjentNga INDIPENDENT

Te zbatosh ligjin apo te blesh energji? Kjo eshte dilema ne te cilen gjendet KESH me ligjin e ri te prokurimeve i cili ve ne veshtiresi Koorporaten per blerjet e reja te energjise dhe per zhvillimin e tenderave, dileme qe vjen ne kushtet e nje krize energjitike dhe nje dimri qe kerkon me teper konsum se deri me tani. Cmimin e energjise e vendos tregu dhe jo ligji, kjo ka bere qe te deshtojne disa tendera duke lene prezent rrezikun se edhe ai i radhes mund te perfundoje keshtu nese nuk do te mund te ndryshoje ligji i prokurimeve. Shembulli tipik eshte ai i 5 muajve (more…)

Uncategorized31 Oct 2007 01:10 pm

Ish Kryeministri Fatos NanoNga Fatos Nano 

Në Korcen tuaj, që është e dashur per të gjithë, sepse është qytet i kulturës dhe i progresit, vij pas një turi komunikimi dhe bashkëbisedimi me antarësinë socialiste në një sërë qytetesh të rëndësishëm të vendit. Kjo më ngarkon me më shumë përgjegjësi për ç’ka do them. Prandaj do te doja qe sot ta shfrytëzojmë këtë takim për të rishqyrtuar së bashku gjithë cka po ndodh në politikën shqiptare në përgjithësi dhe në gjirin e partisë sonë të dashur në veçanti. Sepse unë kështu kam folur përherë me  socialistet në Korçë: hapur dhe me dashuri e besim tek gjykimi juaj i ftohtë dhe europianist. Ashtu siç po e provojmë në lëkurë, sot Shqipëria jonë lëngon. Shkaku i parë i këtij lëngimi është paaftësia (more…)

Uncategorized30 Oct 2007 11:05 am

IlustrimNga INDIPENDENT

Qe nga dita e premte e deri me sot agjentet e IMN-se kane qene ne qytetin e Peshkopise ku kane ivestiguar ne lidhje me vasjen e 10 vjecarit. Nderkohe qe tashme IMN ka ne dore te saje ne tablo te carte te gjithe asj qe ka ndhor. Ajo qe eshte konsttuar deri me tani eshte se arrestimi i 19 vjecarit eshte thjeshte nje mbulim i ketij krimi, per te shkuar pastaj me tej se prokuroret dhe hetuesit e ketij rrethi jane te pazote te bejne kerkimet e duhura ne lidhje me kete ngjarje. Burime konfidenciale (more…)

Uncategorized28 Oct 2007 05:09 am

PyetjeNga Saimir Kola

Është e disata herë që polica ka bërë arrestime të personave me të meta mendore, madje edhe me kartelë dhe në fund kjo e fundit del me deklarata të cilat nuk janë as më pak e as më shumë se gafa. Policia është e para që jep lajmin se 19 vjeçari me të meta mendore është i dyshuar për këtë vrasje ndrëhë që është i habitshëm fakti se si është e mundur që organet e drejtësisë të besojnë deklaratën (more…)

Site te tjera28 Oct 2007 04:40 am

Nga INDIPENDENT

Policia e Dibrës, pas disa orësh hetimesh intensive, ndaloi në orët e mbrëmjes djesshme një 19 vjeçar I cili po sipas policisë është autori i dyshuar të vrasjes së 10 vjeçarit Bekim Cenga. Burime zyrtare të policisë lokale, thane se pas hetimeve intensive, është identifikuar e ndaluar vrasësi i fëmijës 10 vjeçar. Ai është shtetasi Shpëtim Ziza, 19 vjeç, banor i lagjes Kamen të qytetit të Peshkopisë. Ai e ka pranuar kryerjen e krimit, duke e mbytur fëmijën me lidhëse këpucësh, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e motiveve që e kanë çuar atë në kryerjen e këtij krimi që ka tronditur banorët e këtij qyteti. Ndërkohë, bëhet e ditur nga policia se 19 vjeçari është një i sëmurë psiqik, me kartelë mjekësore. Duke qenë i tillë nga policia është dyshuar për të. Ai është shoqëruar e pyetur edhe një ditë më parë, por vetëm mbrëmjen e sotme, pas gjetjes së trupit të fëmijës së vrarë, ai e ka pranuar autorësinë e krimit. Trupi pa jetë i 10 vjeçarit Cenga u gjet sot rreth orës 15.00, në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës. Bekim Cenga u zhduk 5 ditë më parë. Ai është fëmija i madh i shtetasit Ylli Cenga, banor i lagjes Kamen të qytetit të Peshkopisë.

Uncategorized27 Oct 2007 12:18 pm

Ora nje ore prapaNga INDIPENDENT

Matja verore e kohës për vitin 2007 përfundon sonte pas mesnate- në ora tre. Me zhvendosjen për një orë prapa, ora në orën tre do të llogaritet si ora dy.  Llogaritja e kohës dimërore do të zgjasë deri në fund të marsit kur prapë akrepat e orës do të lëvizin, por kësaj radhe për një orë para.

Uncategorized27 Oct 2007 12:15 pm

PrishtineNga S. Gashi

New York.- Derisa presidenti i Rusisë, Vladimir Putin flet në metropolet evropiane për njohjen e pavarësisë së Kosovës si gjoja një promovim të separatizmit në Evropë, analistë amerikane i bëjnë thirrje administratës në Washington që të shfrytëzojë rastin dhe të marr rolin prijës për Kosovën, duke ua bërë me dije edhe të tjerëve se ajo që ndodh në Ballkan nuk i preokupon vetëm vendet e rajonit, por është e rëndësishme edhe për marrëdhëniet e Perëndimit me Rusinë. Analistët vlerësojnë se mundësitë e një marrëveshje përmes negociatave të tashme janë baras (more…)

Uncategorized27 Oct 2007 11:42 am

Nga INDIPENDENT /Flash/

Prinderit: Djali yne kishte shenja dhune ne koke.

Polici: Djali uekzekutua nje nate pasi u rrembye.

Policia: Vrasesi eshte me te meta mendore.

Vrasesi: E vrava pasi e mbajta 12 ore ne bodrum.

Policia: Nuk dime akom arsyen e vrasjes.

Uncategorized27 Oct 2007 11:36 am

Nga INDIPENDENT /Flash/

Deshmon vrasesi i 12 vjecarit. “E kam mbajtur 12 ore ne bodrum, pastaj e vrarva dhe e lashe aty ku e keni gjetur”. Policia deklarojn se vrasesi eshte i semure mendore. Ne vijim te tjera inormaione ne lidhje me ngjarjen.

Uncategorized27 Oct 2007 11:04 am

Nga INDIPENDENT /Flash/

Policia ka gjetur pak minuta me pare vrasesin e 10 vjecarit nga Peshkopia. Ai eshte komshiu i familjes se tij 19 vjecari Shpetim Xiza. Ne minutat ne vijim do ju njohim edhe me deshmine e 19 vjecarit. Nga ana tjeter familja e te ndjerit eshte shprehur se nuk ka asnje konflikt me komshin i cili i morijeten femijes se tyre.

Uncategorized27 Oct 2007 10:38 am

Te varferite tokes simeNga Saimir Kola

Çfarë ke ngrënë mbrëmë?

Fasule!Po sot në mëngjes?

Nuk kam ngrënë!

Po në drekë çfarë do hash?

Nuk e di?

Kjo ishte një bisedë e shkurtër, Lirin. Në fakt emri I tij është Ilir, por kështu I thërrasin në lagjen e tij. Nuk pranon ti bësh fotografi.Po jo pra se I kam rrobat e grisura…Në fakt ashtu I ka. Mos vallë Liri vetëm këtë dëshira ka? Që të ketë një palë rroba të bukura që të dalë në fotografi për një  (more…)

Uncategorized27 Oct 2007 10:13 am

IlustrimNga INDIPENDENT

Eshte gjetur pa jete femija 10 vjecar qe u zhduk 5 dite me pare dhe kerkohej nga familja e tij. Vogelushi Bekim Cenga u gjet mesditen e sotme pa jete ne perroin e fshatit Tomin. Policia e njoftuar nga banoret qe gjeten trupin e vogelushit, filloi menjehere hetimin ne bashkepunim edhe me eksperte nga Tirana. Policia dyshon se djali eshte vrare nga rrembyesi i tij, por ende nuk dihen arsyet e ketij krimi te rende. Hetimet do te shtrihen edhe ne pisten e vdekjes per shkaqe te tjera. Vogelushi (more…)

Uncategorized26 Oct 2007 11:43 am

Kryeprokurori Theodhori SollakuNga INDIPENDENT

Kryetari i Komisionit parlamentar Hetimor për Kryeprokurorin Theodhori Sollaku, Ferdinand Xhaferri, tha se “legjitimitetin e komisionit e përcakton Kushtetuta dhe jo prezenca ose jo e opozitës. Mënyrën e funksionimit dhe legjitimitetin e komisionit nuk e përcakton prezenca ose jo e opozitës, por atë e përcakton Kushtetuta dhe zbatimi i kuadrit ligjor”,- tha kryetari Xhaferri, pas përfundimit të mbledhjes së parë të këtij komisioni, në reagim të bojkotimit të tij (more…)

Uncategorized26 Oct 2007 11:38 am

Presidenti Bamir TopiNga Plaurent Shehu

Presidenti Bamir Topi deklaroi gjatë një konference për shtyp, dhënë në Pallatin e Brigadave në Tiranë, se “Brukseli vlerëson progresin që ka bërë vendi ynë në të gjitha fushat, si dhe mbështet aspiratën e Shqipërisë për integrim në NATO”. Në fjalën e tij, Presidenti Topi informoi mbi rezultatet e dy vizitave të rëndësishme në Bruksel dhe konkretisht për takimin e organizuar në Selinë e NATO-s, me Sekretarin e Përgjithshëm (more…)

Uncategorized26 Oct 2007 11:29 am

Kryeministri Sali Berish dikurNga P. Shehu

Nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, u zhvillua mbledhja e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRTRSH). Në këtë mbledhje u miratua legalizimi në 65 zona informale, të shtrira në 8 qarqet kryesore të vendit: Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Sarandë, etj. Kryeministri Sali Berisha, duke folur për formalizimin e zonave informale, u shpreh se “sot shqyrtohet një problem, që (more…)

Uncategorized26 Oct 2007 11:25 am

Ministri Fatmir MediuNga P. Shehu

Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, konfirmoi gatishmërinë e Shqipërisë për të dërguar specialistë ushtarakë në Afganistan, të cilët do të ndihmojnë në rritjen e profesionalizmit të Ushtrisë dhe Policisë afgane. Ky është prioriteti aktual i NATO-s dhe ISAF, lidhur me Afganistanin. Ministri Mediu mori pjesë në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s dhe atyre partnere, të cilat (more…)

Uncategorized24 Oct 2007 11:32 am

Presidenti turk GylNga INDIPENDENT

Do te perfundoje ne vitin 2012 dhe jo ne 2014 mandati presidencial i kreut te ri te shtetit te Turqise, Abdullah Gyl, pasi gjate referendumit te zhvilluar kete fundjave zgjedhesit votuan pro ndryshimeve ne Kushtetute. Lajmin e ben te ditur agjencia turke “Anatolia”, sipas se ciles privilegji qe do te kete Gyl do te jete mundesia e rikandidimit. Gyl u zgjodh president i Turqise ne muajin gusht, pas fitores se partise se kryeministrit Erdogan ne zgjedhjet e parakohshme.

Uncategorized24 Oct 2007 11:29 am

KaliforniaNga INDIPENDENT

Kalifornia eshte zgjuar sot ne diten e katert te ferrit qe vazhdon te djege shtepi, terrene dhe te numeroje viktimat. Sipas autoriteteve lokale, deri tani numerohen 6 te vdekur. Nderkohe, skuadrat e zjarrfikesve jane ne ekstrem te forcave te tyre. Ndonese jane regjistruar disa fitore te rendesishme ne luften kunder flakeve, perhapja e tyre dhe shkaterrimet vazhdojne dite pas (more…)

Uncategorized24 Oct 2007 11:24 am

MilanoNga Aurora Allushaj

Nje bombe molotov eshte leshuar diten e sotme ndaj nje xhamie ne qytetin italian te Milanos. Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave ngjarja ndodhi rreth ores 15.00, kur nje djale i maskuar leshoi nga bordi i motorit te tij shishen me benzine, e cila shpertheu kur ra ne oborrin e objektit fetar. Sipas burimeve, nga zjarri nuk (more…)

Uncategorized24 Oct 2007 11:20 am

rezoluta 1244Nga INDIPENDENT

Pavaresia e njeanshme e Kosoves do te ishte nje veprim qe heq me dhune rezoluten 1244 te miratuar nga Kombet e Bashkuara. Keshtu ka deklaruar sot kryeministri i Serbise Vojisllav Koshtunica, i cili ka theksuar se nje opsion i tille eshte i papranueshem per Beogradin. “Serbia hedh poshte pavaresine e njeanshme te Kosoves, si nje akt te pavlere te separatisteve shqiptare”, ka pohuar Koshtunica.

Next Page »