December 2007
Monthly Archive
Uncategorized27 Dec 2007 12:28 pm
Vritet me njeri-bombe ish kryeminitrja e Pakistanit Buto
Nga Erjona Rafti
Ish-kryeministrja e Pakistanit Benazir Buto është vrarë gjatë një sulmi vetëvrasës, deklaroi zëdhënësi i Partisë së saj Popullore të Pakistanit. Sulmi ndodhi gjatë një tubimi parazgjedhor partiak në qytetit Ravalpindi. Buto (54) ndërroi jetë në spitalin lokal. Sipas mediumeve lokale, mbi Buton është shtënë me armë zjarri në kokë. Atentatori vetëvrasës së pari herë ka hapur zjarr mbi atë, e më pas ka aktivizuar eksplozivin. Gjatë atentatit janë vrarë së paku 16 njerëz.
Uncategorized27 Dec 2007 12:18 pm
107 kundër Bashës…
Nga IMN
Lajmi është se Ministri Lulzim Basha që nga sot është një ministër pa imunitet, falë 107 votave të parlamentarëve shqiptarë. Po e reja ishte “njëshat” e Partisë Socialiste nuk morën pjesë në votim, ndërkohë që pjesa tjetër u ngazëllye se gjasëm e mposhtën një ministër. Por a ishte vërtet kështu? Sigurisht që pas një imuniteti të hequr me aq zëll ka diçka që nuk shkon. Ky vendim ministrit tonë nuk i bëri përshtypje fare, as kryeministrit po ashtu. Thjeshtë mbeti ajo që kishte thënë vetë Basha se “Unë jam në dispozicion të (more…)
Uncategorized26 Dec 2007 12:34 pm
Pesë të vdekur gjatë rrëzimit të një helikopteri në Belgjikë
Nga IMN
Pesë persona humbën jetën kur sot u rrëzua një helikopter në Belgjikë, lajmërojnë mediumet belge. Fluturakja u rrëzua në qytetin Morhten, në pjesën qendrore të Belgjikës, në veri të Brukselit. Policia nuk konfirmoi lajmin për të vdekurit, as shkakun për rrëzimin e helikopterit.
Uncategorized26 Dec 2007 12:30 pm
Greqia blen nga Rusia avionë-amfibia
Nga IMN
Rusia dhe Greqia firmosën marrëveshje për shitjen e avionëve-amfibia Be-200 të cilët mund të përdoren për shumë qëllime. Detajet e marrëveshjes nuk kumtohen, por sipas burimeve të ndryshme Greqia blen 7 deri 14 avionë të këtillë. Përveç Greqisë blerje të avionëve të këtillë paralajmëruan edhe Portugalia, Italia, Malezia dhe Indonezia. Be-200 është avio-amfibia më i madh në botë. Dedikohet për fikjen e zjarreve, dhënien e ndihmës në gjendje të jashtëzakonshme, gjurmim pas të zhdukurve dhe të (more…)
Uncategorized26 Dec 2007 12:20 pm
Serbia njëherë përgjithmonë hedh poshtë çdo lloj pavarësie të Kosovës, thotë Koshtunica
Marre nga RTK
Kryeministri Koshtunica ka deklaruar se Serbia njëherë përgjithmonë hedh poshtë çdo lloj pavarësie të Kosovës dhe kjo është “fjala e parë dhe e fundit e Serbisë”. Duke iu drejtuar ligjvënësve të Kuvendit, të cilët po debatojnë mbi Kosovën, Koshtunica ka cekur se “vija jonë e fundit e mbrojtjes nga dhuna dhe pavarësia e njëanshme duhet të jetë Rezoluta e fuqishme që duhet ta miratojë sot Kuvendi”. Koshtunica tha se vendet Perëndimore të udhëhequra nga SHBA kanë njoftuar se (more…)
Uncategorized26 Dec 2007 07:27 am
Vritet ne Tirane nje 47 vjecar i skeduar si trafikant femrash
Nga Entela Xheraj
Kryeqyteti është tronditur mesditën e sotme nga një breshëri arme që ka lënë të vdekur në vend një 47 vjeçar. Artur Doka është egzekutuar me armë zjarri në mes të ditës duke mbetur I vrarë në vend, ndërsa një tjetër është vënë nën prangat e policisë. Ngjarja tronditëse ndodhi në afërsi të farmacisë numër 10, fare pranë spitalit Nënë Tereza të kryeqytetit. 47 vjeçari Doka ka mbetur I vdekur në vend, pasi është qëlluar 6 herë me armë zjarri të tipit pistoletë. Ndërkohë policia e Tiranës pas marrjes së sinjalit ka vënë në pranga Hasan
(more…)
Uncategorized26 Dec 2007 07:18 am
Vritet ne voe vajza shtatzene
Nga Entela Xheraj
Edhe një muaj dhe fëmija e saj do të dilte në jetë,por që nga ky moment ajo foshnjë nuk do të shoh më kurrë dritën e diellit. Ishte vetëm 21 vjeçe, dhe mbante në barkë një foshnjë tetë muajshe, por kjo nuk I ka penguar masakruesit të çojnë deri në fund planin e tyre. Enkelejda Ismaili,vetëm 21 vjeçe është vrarë në mënyrën më të tmerrshme dhe është braktisur pa mëshirë në breg të detit,pak para mbërritjes në Radhimë të Vlorës. Enkelejda Ismaili ishte motra e njërit prej autorëve të pengmarrjes
(more…)
Uncategorized19 Dec 2007 11:18 am
Tragjedia: shkrumbohet nëna me tre vajzat shpëton babai
Nga Saimir Kola
Digjen për së gjalli katër anëtarët e familjes Gudaj me origjinë nga Gjakova por që prej rreth 4 muajsh jetonin me qera në një papafingo në fund të lagjes “Komuna e Parisit” në Tiranë. Kjo tragjedi ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 02:00 ndërkohë i vetmi që ka shpëtuar ka qënë kryefamiljari Haxhi Gudaj. Viktimat e kësaj tragjedie kanë qenë 30 vjeçarja Sadete Gudaj dhe tre femijet e saj, Djellza 10 vjec,c Hajrie 3 vjeç dhe Dafina një vjeçe. Burime nga policia kanë bërë me dije që herët mëngjesit e djeshëm se shkak i kësaj tragjedie ka qenë një
(more…)
Uncategorized19 Dec 2007 11:16 am
Skandal: RTSH, juria e festivalit do të japë llogari
Nga Saimir Kola
Qytetarët: Juria ishte turp kombëtar
Dy ditë pas mbylljes së festivalit të 46-të në RTSH, ka reaguar publikisht drejtoria e televizionit në lidhje me të gjitha prapaskenat e këtij evenimenti. Në një komunikatë për mediat, kjo drejtori ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me atë që ndodhi. Ky shqetësim filloi që ditën e hënë në të gjitha edicionet e lajmeve, ku, më një fare finese, TVSH-ja publikoi disa nga komentet e qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë në lidhje me votimin që u bë, komente të cilat e cilësonin jurinë si një përfaqësi turpëruese të kombit shqiptar. Por këto komente, sigurisht nuk ishin për të gjithë jurinë,
(more…)
Uncategorized17 Dec 2007 12:44 pm
Kenga fituese e Festivalit ne RTSH
Nga IMN
Olta Boka - Zemren e lame peng kenga fituese ne festivalin e 46 ne RTSh. Kengetarja Olta Boka do te perfaqesoje vendin tone ne Euro Vision. Ndiqni kengen…
Uncategorized17 Dec 2007 11:43 am
ELBASAN, KESHILLI I QARKUT MIRATON 5 ZONA INFORMALE
Nga IMN
Keshilli i qarkut te Elbasanit ka miratuar 5 zona informale, dosjet e te cilave pritet te dergohen per legalizim ne Keshillin e Rregullimit te Territorit te Republikes. Ne mbledhjen e fundit te Keshillit, keshilltaret kane aprovuar 4 zona informale ne bashkine e Elbasanit, ne nje siperfaqe te pergjithshme prej 420 ha me 2990 ndertime pa leje dhe nje zone ne komunen Bradashesh, me nje siperfaqe prej 103 ha me 400 (more…)
Uncategorized17 Dec 2007 11:40 am
AFAJ: REFORMA NE DREJTESI,PAS PAVARESISE NGA POLITIKA
Nga IMN
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj e cilesoi tryezen e nje dite me pare te Keshillit te Larte te Drejtesise per reformat ne kete sektor, ne nje vend qe u kthye vetem ne dhenie te deklaratave para kamerave. “Prisnim qe KLD te jepte propozime konkrete per emerimin e gjyqtareve, drejtimin e gjykatave, vleresimin dhe karrieren e gjyqtareve, por aty pati vetem retorika boshe”, u shpreh Xhafaj. Ne emer te partise se tij, Xhafaj shprehu gadishmerine per te bashkepunuar per nje reforme te reverete ne (more…)
Uncategorized17 Dec 2007 11:25 am
Energjia, Shqipëria një nga tregjet më interesante për investitorët e huaj
Intervestoi Drita Cokaj
Këshilltari për çështjet ekonomike të Kryeministrit, Selami Xhepa: Qeveria me plan konkret për energjinë për dy vitet e ardhshme
Mjaft kompani të huaja serioze kanë shfaqur interesin e tyre për të investuar në tregun energjetik në Shqipëri. Interesat e tyre sipas Xhepës lidhen me ndërtimin e termocentraleve, energji me prodhim nga termocentralet duke përdorur si burim, apo si lëndë djegëse qymyrin. Nga ana tjetër sipas këtij të fundit, menaxhimi i situatës
(more…)
Uncategorized15 Dec 2007 08:44 am
Rëndohet gjendja e minatorit, mjekët nuk japin shpresa për jetën.
Nga Entela Xheraj
Është rënduar edhe më shumë gjendja shëndetësore e minatorit 45 vjeçar, I cili u aksidentua një ditë më parë në thellësitë e nëntokës, në minierën e Bulqizë. Burime spitalore bëjnë me dije se, minatori Sami Doga, ndodhet në gjendje kome dhe mjekët nuk japin shpresa për jetën e tij. Minatori 45 vjeçar ishte duke vendosur armaturën së bashku me katër kolegë të tij në një nga galeritë e minierës, në thellësinë e 1 mijë metrave, dhe në këto kushte një masë e madhe kromi është shembur
(more…)
Site te tjera15 Dec 2007 08:30 am
Miniera që po gllabëron çdo ditë jetë njerëzish!
Nga Entela Xheraj
Miniera e Bulqizës për pak sa nuk ka marrë një tjetër jetë njeriu. Incidenti i rradhës ka goditur një punonjës tjetër të saj, duke shënuar kështu rastin e gjashtë brenda një harku kohor tepër të shkurtër. Sami Doga ka qenë fatkeqi tjetër, I cili ka pësuar plagë të rënda si pasojë e mbulimit të dheut, në një nga galeritë e kësaj miniere. 45 vjecari ka qenë duke punuar brenda ambjenteve të saj,
(more…)
Uncategorized14 Dec 2007 09:24 am
Speciale/ Ja 100 batutat e politikaneve ne 365 dite

Nga Anisa PELLUMBI
Altin SINANI
Marre nga e perditeshmja “Tirana Obeserver”
Fushata zgjedhore e 18 shkurtit, më tepër se një betejë programesh, është kthyer në një betejë batutash. Në një luftë që s’njeh limite etike, kufij fantazie apo pengesa gjeografike. Që nga Kruja, Sali Berisha e cilëson Edi Ramën si “Mister Kriza”. Ndërsa Rama nga Tirana, e quan “Plaku Mere”. Në Lezhë, kreu i bashkisë thotë se kandidati i PS-së do ta bëjë këtë qytet të bukur si pikturat e kundërshtarit politik, Përvathi. Po nga ky qytet, ditë më (more…)
Uncategorized13 Dec 2007 11:10 am
Një ndër shkollat më të mëdha në rrethin e Kurbinit do të mbajë emrin e njërit prej mësuesve të shquar të kësaj zone, Gjokë Elezi
Nga Aleksander Ndoj
Prej ditës së sotme, një ndër shkollat më të mëdha në rrethin e Kurbinit, ajo e lagjes Sanxhak në qytetin e Lacit, do të mbajë emrin e njërit prej mësuesve të shquar të kësaj zone, Gjokë Elezi i cili nuk jeton prej 24 vitesh. Ceremonia madhështore me këtë rast, u parapri nga vendimi i këshillit bashkiak të të qytetit të Lacit, sipas të cilit në unanimitet të plotë, u vendos që kësaj shkolle ti jepet emri i mësuesit “Gjokë Elezi” i cili kohë më parë ka marrë edhe titullin “Nderi i Qarkut Lezhë”. Në oborrin e kësaj shkolle sot kanë qënë të mbledhur qindra nxënës
(more…)
Site te tjera13 Dec 2007 09:52 am
Kuvendi; Rrezohen dy projektligjet per kthimin e pronave, vendimi te henen e ardhshme
Nga Entela Xheraj
Deputetët, nuk kanë mundur të votojnë as këtë të enjte dy nga projektligjet më të rëndëasishme, atë të regjistrimit të pronave për ish pronarët dhe të tokave. Në seancën e rradhës, deputetët e mazhorancës dhe opozitës kanë diskutuar lidhur me këto dy vendime, por, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët në lidhje me ndryshimet që kërkojnë këto dy projektligje. Pas shumë debatesh ata kanë rënë dakort që vendimi për këto dy prjektligje të rëndësishme, të merret në seancën e së hënës,në javën që vjen. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” dhe projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 7501, datë 19.07.1991, “Për tokën”, të ndryshuar, janë shtyrë për diskutim dhe miratim në seancën e
(more…)
Site te tjera12 Dec 2007 09:44 am
Topalli ne Nju Jork, ne konferencen e OKB per femijet
Nga IMN
Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli ndodhet qe nga dita e djeshme ne Nju Jork ku ka marre pjese ne mbledhjen e posacme te OKB-se kushtuar femijeve, qe po vazhdon edhe sot. Ne kete takim marrin pjese edhe presidente e kryeministra te disa vendeve. Gjate fjales se saj zonja Topalli e vuri theksin tek rendesia e plotesimit te objektivave te programit “Nje bote e pershtatshme per femijet”. Kryeparlamentarja u shpreh se ne Shqiperi qeveria dhe institucionet e tjera pergjegjese po i kushtojne prioritet arsimimit te femijeve, respektimit te te drejtave te tyre.
Uncategorized12 Dec 2007 09:34 am
Qeveria e Kosoves: Eshte koha per pavaresi
Nga Gazmend Gagi
Qeveria e Kosoves ka deklaruar sot se pas perfundimit te bisedimeve 120 diteshe ka marre fund cdo mundesi per marreveshje dhe ka ardhur koha per shpalljen e pavaresise. Deklarata eshte bere nga zedhenesi Avni Arifi, i cili pas mbledhjes se rregullt te kabinetit ka theksuar se ekzekutivi, Ekipi i Unitetit dhe te gjitha forcat politike duhet te orientohen drejt pavaresise. “Te gjitha ministrite duhet te hartojne nje plan veprimi me qellim qe institucionet e Kosoves te jene ne gjendje te ballafaqohen me cdo sfide te mundshme, politike apo ekonomike, te cilat mund te vijne si pasoje e shpalljes se pavaresise”, ka deklaruar Arifi.
Next Page »