February 2008


Uncategorized26 Feb 2008 04:22 am

KangjellaNga Besi Bekteshi

 1500 mësues mbas dyerve të DAR-it vetëm për Shkodrën. Përzgjedhje e teksteve shpesh herë është bërë në kohë të shkurtër. Asnjë drejtor nuk është nga PDR-ja në Shkodër.

Ferketi e fillon me përgjigjen ndaj pyetjes mbi problemin e ngujimit të fëmijëve në arsimin e detyruar dhe deklaron se DAR-i në Shkodër ka evidentuar 52 fëmijë të cilët janë nën pushtetin e gjakmarrjes.

Ka vite thotë ajo që ka disa programe të veçantë mbi këto fëmijë dhe në Shkodër janë 14-të fëmijë të tillë në zonat urbane

(more…)

Uncategorized26 Feb 2008 04:17 am

Kreshnik SpahiuNga IMN

Nisma e KLD-se, “Maratona per drejtesi” vijoi sot ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Nenkryetari i Keshillit, Kreshnik Spahiu deklaroi se te gjithe gjyqtaret do te kalojne ne skaner. “Krimi po fuqizohet me shume se autoriteti i gjyqtareve. Mos u tundoni nga rryshfetet e ofruara”, u shpreh Spahiu. Sipas tij, gjykatat kane mungese transparence ne fonde dhe drejtuesit duhet te kerkojne te dine se ku shkojne parate. Spahiu kritikoi cilesine e dobet.

Akuzat ne takim

Dhimitër Lara gjykatës në apelin e krimeve të rënda: akuza ndaj gjyqtarëve

· Ku kanë përfunduara paratë e makinave që keni blerë.

· Është abuzuar me lëndën djegëse

· Janë injoruar shumë gjëra

· Gjykimet që nuk janë publike, janë shkelje e kushtetutës dhe nuk mund të cilësohen si të tilla

· Vetëm në një formë mund të bëhet reforma në drejtësi djhe kjp vetëm për pabvarësonë e gjyqtarit.

Media:

· Nuk kemi asnjë mardhënie me gjykatën tuaj

· Nuk jepni asnjë lloj informacioni

· Na keni injoruar plotësisht

Spahia:

· Vlerësoj komentet e zotit Lara

· Por Zoti Lara nuk duhet të bëjë deklarata të tilla për të cilat më pas edhe mund të pendohet, nuk duhet të paragjykojë procesin dhe produktin e tij.

Uncategorized21 Feb 2008 12:57 pm

Te dua IlirTe dua IlrNga Edi Rama

Kjo nuk është koha e ndarjeve të vjetra, por e një bashkimi të ri. Kjo nuk është koha e llogarive të vogla partiake dhe lojrave të vjetra politike, por e ndërtimit të një politike të re të qytetarëve të tradhtuar 17 vjet nga politika e politikanëve. Mua më vjen sinqerisht keq që miku im Ilir Meta iu kthye një loje të vjetër, që s’ishte as në të mirën dhe s’është as në dëshirën e njerëzve. Uroj me gjithë zemër që ai ta kuptojë se Shqipëria dhe shqiptarët janë të lodhur nga kjo lojë. Sigurisht, që dyert tona janë gjithmonë të hapura për mikun dhe bashkëpunëtorin Ilir Meta.

Uncategorized21 Feb 2008 11:13 am

Nga IMN

Burime te sigurta kane bere me dije per IMN se para pak ditesh dy kryetaret e partive me te me medha opozitare ne vend Ilir Meta dhe Edi Rama kan zhvilluar nje takim ne zyren e ketij te fundit, jo ne seline e Partise Socialiste por ne Bashki. Te njejtat burime kane bere me dije se gjate ketij takimi te dy lideret kane debatuar ashper me njeri-tjetrin e lidhje me reformen zgjedhore dhe te ardhmen e koalicionit. Mesohet gjithashtu se ne debat e siper eshte lakuar edhe G99, partia e Veliajt.

Uncategorized21 Feb 2008 09:51 am

PatoziNga Entela Xheraj

Kryetari I grupit parlamentarë të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi sot për mediat, se “shikohet një klimë e pa nevojshme tensioni, ku disa parti, po akuzojnë për arritjen e një marrëveshje midis PD-së dhe PS-së, që sipas tyre do të dëmtonte partitë e vogla.”. Patozi bëri të qartë se “një gjë e tillë, nuk është aspak e vërtetë. Është një klimë politike që mbështetet tek thashethemi dhe jo tek ajo që ndodh realisht.”. Ndërkoh z. Patozi deklaroi se “Bashkëpunimi midis PD dhe PS, për reformën zgjedhore, është një problem që nuk duhet trajtuar

(more…)

Uncategorized21 Feb 2008 07:06 am

Sateliti spiunMarre nga CNN

Nje rakete e leshuar nga nje anije ushtarake amerikane ka goditur satelitin spiun amerikan qe kishte dale jashte kontrollit disa dite me pare. Lajmin e ka bere te ditur nje pergjegjes i mbrojtjes amerikane, sipas te cilit raketa ka goditur objektivin ne nje lartesi 130 milje nga siperfaqja e Tokes. Sateliti nuk i pergjigjej komandave te qendres se kontrollit dhe rrezikonte qe gjate perplasjes me Token mund te demtonte ambjentin perreth edhe per shkak te nje lende toksike ne bordin e saj.

Uncategorized21 Feb 2008 07:02 am

MetaNga IMN

Percahet perfundimisht koalicioni i majte. Levizja Socialiste per Integrim ka zyrtarizuar propozimin per krijimin e nje grupimi te ri, qe do te quhet “E majta per integrim” dhe qe sipas kryetarit te LSI-se do te kete dyert e hapura per te gjithe socialistet, progresistet dhe forcat e majta qe kerkojne nje koalicion me funksional dhe me te forte se i pari. Kryetari i LSI-se ka bere pergjegjes per shkaterrimin e koalicionin te vjeter lidershipin e socialisteve Edi Rama, (more…)

Uncategorized20 Feb 2008 11:18 am

E drejta e AutoritNga IMN

Komedia “Pallati 176″ pa asnje dyshim eshte me e shikuara dhe me e shitura ne tregun e videotekave shqiptare. Sikur ligji per te drejten e autorit te zbatohej edhe ne Shqiperi si kudo, sot autorja e tij, Adelina Balashi ndoshta do te ishte nje nga krijuesit me te pasur ne Shqiperi. Por ligji mbi te drejtat e autorit ne vendin tone eshte hartuar me date 28 maj te vitit 2005 dhe per me keq ai zbatohet shume pak ose fare. Qellimi i tij eshte mbrojtja e se drejtes se autorit, pra produktit intelektual, artistik e shkencor dhe te drejtave te tjera te lidhura me te. Zyra shqiptare per te drejtat (more…)

Uncategorized20 Feb 2008 11:11 am

I vdekurNga IMN

Kufoma e gjetur dje pasdite ne kodrat mbi qytetin e Shengjinit rezulton se eshte e nje shtetasi britanik te zhdukur prej dates 7 shkurt. Kete e bejne te ditur burime nga drejtoria e policise se Lezhes. Shtetasi britanik Eduard Krejsorn eshte gjetur dje nga dy femije ne nje pus ne Mal-Shengjin te rrethit te Lezhes prane nje shtepie te braktisur. Viktima ishte goditur disa dite me pare me mjete te forta ne koke dhe me pas ishte hedhur ne pus, gryka e te cilit ishte mbuluar me nje kapak. Femijet (more…)

Uncategorized20 Feb 2008 08:29 am

Ilir MetaNga Entela Xheraj

Kryetari I Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në një intervistë të dhënë sot (e mërkurë) për mediat, deklaroi se “Pavaeësia e kosovës padyshim, do të eci në një rrugë më të mbarë, të një njohje gjithnjë e më të gjerë dhe më të plotë ndërkombëtare, pasi pavarësia e kosovës ka qenë një akt i parapregatitur në mënyrën më të matur, midis faktorit politik të kosovës dhe atij ndërkombëtarë.”. Duke iu referuar dekleratës së djeshme të kryeministrit maqedonas, N. Gruevski, në lidhje me pavarësinë e Kosovës, zoti Meta tha se “Padiskutim që Maqedonia (more…)

Uncategorized20 Feb 2008 08:22 am

Arjan Madhi

Nga Entela Xheraj

Kryetari I grupit parlamentar të Partisë Republikane, Arjan Madhi, deklaroi sot (e merkure) për mediat se “PR vazhdon të mbajë të njëjtin vullnet dhe gadishmëri për të bashkunuar me dy partitë e mëdha në vend, për reformën zgjedhore”. Duke patur parasysh këtu faktin se dy partitë e mëdha duan të fusin në parlament për votim, draftin për reformën zgjedhore, zoti Madhi, konfirmoi edhe një herë qëndrimin e PR-së duke u shprehur “unë nuk e di se çfarë proçesi do të zhvillojnë dy partitë e mëdha por unë vazhdoj të rikonfirmoj qëndrimin e

(more…)

Uncategorized13 Feb 2008 12:16 pm

KrujeNga IMN

Nje 48-vjecar, ate qe nuk kishte arritur dot ta bente nepermjet anes ligjore, kishte vendosur qe ta bente me force. Duke pretenduar per pronesine e disa dhomave te nje kopshti femijesh ne Kruje, Dashnor Kallcishta, nuk ka nguruar qe te nxjerre perjashta femijet e vegjel, duke ushtruar dhe presion ndaj tyre. E ndersa edukatoret jane tmerruar nga ajo qe po ndodhte, kane lajmeruar policine lokale, e cila ka prangosur menjehere agresorin. Ne mes te dites, 48-vjecari ka shqyer deren e nje kopshti femijesh ne qytetin e Krujes dhe ka nxjerre jashte ambienteve (more…)

Uncategorized13 Feb 2008 12:09 pm

VloreNga IMN

Pa asnje njoftim paraprak apo parapergatitje te qytetareve per nje mungese te gjate te certifikatave ne Gjendjen Civile te Vlores, ka dale nje shenim ku i lajmeron ata se puna e ketyre zyrave do te jete e pezulluar me afat te pacaktuar. Shkak i ketij pezullimi eshte mungesa e furnizimit me certifikata nga Ministria e Brendshme ne zyrat e gjendjes civile te Bashkise se Vlores. Dje qytetaret jane gjendur perpara dritareve te mbyllura dhe pamundesise per t’u pajisur me certifikate. Disa prej tyre jane shprehur se eshte nje problem serioz mungesa e (more…)

Uncategorized13 Feb 2008 11:58 am

Sokol OlldashiNga IMN

Kerkesa e hershme e vellezerve Qamil dhe Abedin Rexhaj per te pasur si deshmitar ne procesin ndaj tyre ish-deputetin e zones se Shijakut, Sokol Olldashi eshte pranuar nga gjykata e krimeve te renda ne kryeqytet. Ne seancen e radhe se ketij gjyqi trupi gjykues ka dhene vendimin e ndermjetem duke pranuar kerkesen e shume perseritur nga ana e te pandehurve. Ne seancen e fundit te provave te akuzes, mbrojtja kishte kerkuar serish qe Olldashi te vinte per te deshmuar, lidhur me vendndodhjen e Rexhajve naten e krimit. Nderkaq procesi ka vijuar me thirrjen e deshmitareve te mbrojtjes. Dede Ismaili me detyre roje ne zyrat e Komunes (more…)

Uncategorized13 Feb 2008 10:41 am

Pirro LutajNga Entela Xheraj

Komisioni I sigurisë kombëtare konstaton se drafti i paraqitur për përgjimet e telekomunikacionit prek kodin e proçedurës penale.

Antari i komisionit të Sigurisë Kombëtare, Pirro Lutaj, gjatë një konference për mediat tha se “drafti i paraqitur në këtë komision për përgjimet e telekomunikacioneve, prek kodin e proçedurës penale dhe disa nene të rëndësishme për policinë e shtetit.” Lutaj theksoi se “prej disa ditësh komisioni i sigurisë ndërkombëtare po diskuton një projektligj të (more…)

Uncategorized13 Feb 2008 09:17 am

ERTNga IMN

Vendimi i Plote

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

 

***

 

V E N D I M

 

PËR

 

PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË DISA PREJ ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË ENTIT RREGULLATOR TË TELEKOMUNIKACIONEVE DHE AUTORIZIMIN E MINISTRIT TË PUNËVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT PËR PËRFAQËSIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, GJATË KËSAJ PROCEDURE, NË KUVEND

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe të neneve 84 e 86, shkronja “ç”, të ligjit nr.8618, datë 14.6.2000, “Për telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e disa prej anëtarëve të këshillit drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, si më poshtë vijon:

• Z. Hydajet Kopani, nga detyra e anëtarit dhe e kryetarit të këshillit drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, me motivacionin për mosushtrim përgjegjësie, të ngarkuar me ligj, pa shkak të arsyeshëm;

• Zj. Anila Kaçupi, nga detyra e anëtarit të këshillit drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, me motivacionin për mosushtrim përgjegjësie, të ngarkuar me ligj, pa shkak të arsyeshëm;

• Z. Shyqyri Meka, nga detyra e anëtarit të këshillit drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, me motivacionin për mosushtrim përgjegjësie, të ngarkuar me ligj, pa shkak të arsyeshëm;

• Z. Arjan Sinoimeri nga detyra e anëtarit të këshillit drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, me motivacionin për mosushtrim përgjegjësie, të ngarkuar me ligj, pa shkak të arsyeshëm.

 

2. Autorizimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, që, në emër të Këshillit të Ministrave, të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme, në zbatim të pikës 1, të këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Uncategorized13 Feb 2008 08:00 am

ERTNga IMN

Burime te sigurta prane ministrise se transporteve kane bere me dije per IMN se tashme dy kompanive celulare ne vend nese nuk duan te perballen meshtetin duhet te ulin tarifat. Sipas ketye burimeve Ministri Soko Olldashi e ka marre me shume seriozitet uljen e cmimeve te trifave te bisedes. Zoti Olldashi me sa duket ka pikasur fort mire edhe pergjegjesit e tarifave te larta, madje ka gjetur edhe personin konkret, i cili ska se kush te jete tjeter vecse kreu i ERT-se. Per kete te fundit Olldashi ka kerkuar largimin nga puna, por me sa duket shume shpejt kreu i ERT-se mund te perfundoje edhe ne pranga. Ai eshte dyshohet se ne kryerjen e detyres setij i eshte shmangur legjislcionit dhe nuk ka vendosur as nje sanksion dy kompanive per cmimet.

Uncategorized12 Feb 2008 09:33 am

pergjimNga Saimir Kola

IMN vazhdon pulikimin e skandalit te pergjimeve te telefonave celular. Shrimi i radhes ka te beje me nje tjeter skandal qe realizohet ne bashkepunim mes kompanive AMC dhe Vodafone me pronare te ndryshem mediash dhe kompanish qe veprojne ne vendin tone. Ne kemi arritur te zbardhim se si jane arritur keto marreveshje. Si pergjohen telefonat e gazetareve dhe nepermjet tyre edhe politikaneve te ndryshem. IMN eshte duke perfunduar shkrimin dhe me momentin me afert do te jete i teri per ju. Ne vijim do te mund te lexoni intervisten e plote te vajzes qe pergjohej nga recepsionisti, dhe ne fund ne bashkepunim me kete vajze do te behet e mundur edhe hapja e gjyqit te pare ndaj kompanise emrin e te ciles se bashku me intervisten do e publikojme javes tjeter. Ju falenderojme

Uncategorized11 Feb 2008 12:08 pm

PergjimiNga Saimir Kola

Zëri që të vjen në celular nuk është si gjithnjë, ka efektin e një “oshëtime”, pse ndodh kjo. A është një frikë, një alibi apo një e vërtetë shprehja se “po më përgjojnë telefonin”. Të rrallë janë ata që mendojnë se bisedat e tyre nuk përgjohen. Askush nuk ka një fakt, askush nuk e di me saktësisë se çfarë bëhet në sallat e mëdha të serverave të telefonisë shqiptare. Por pavarësisht kësaj, të gjithë ata që kanë dëgjuar në efekt të tillë në telefonin e tyre shprehen të sigurtë se përgjohen. Po kush e bën këtë? Rastet e ndodhive të tilla mund të gjesh, sigurisht nëse i kërkon. Por nëse kemi dëgjuar

(more…)

Uncategorized11 Feb 2008 11:45 am

ZiNga IMN

Kryeministri Sali Berisha, brenda pak ditesh tallet edhe nje here me shqiptaret. Flet per rritjen e cmimeve dhe nuk ka asnje plan veprimi. “Ne do ta perballojme rritjen e Cmimit”. Po kush fshihet pas “NE”? Qeveria apo Populli? Kjo eshte nje tallje e Hapur e Kryeministrit. Ai po le hapesira dyshimi se ministrite e linjes kane lidhje klanore me tregtare te ndryshem.

Next Page »