Sokol OlldashiNga IMN

Kerkesa e hershme e vellezerve Qamil dhe Abedin Rexhaj per te pasur si deshmitar ne procesin ndaj tyre ish-deputetin e zones se Shijakut, Sokol Olldashi eshte pranuar nga gjykata e krimeve te renda ne kryeqytet. Ne seancen e radhe se ketij gjyqi trupi gjykues ka dhene vendimin e ndermjetem duke pranuar kerkesen e shume perseritur nga ana e te pandehurve. Ne seancen e fundit te provave te akuzes, mbrojtja kishte kerkuar serish qe Olldashi te vinte per te deshmuar, lidhur me vendndodhjen e Rexhajve naten e krimit. Nderkaq procesi ka vijuar me thirrjen e deshmitareve te mbrojtjes. Dede Ismaili me detyre roje ne zyrat e Komunes Katund i Ri ne Durres, ka dale para trupit gjykues duke deklaruar se ne date 7 korrik 2005 pasi ka marre detyren nga Abedin Rexhaj, i cili kishte qene roje turnin e pare, eshte takuar serish me te oret e mbremjes, kur i pandehuri kishte kaluar serish ne afersi zyrave. Ne kete menyre ai eshte perpjekur te rrezoje pretendimet e prokurorise per vendndodhjen e Abedinit naten e vrasjes se mjekut nga Hasi, Behar Kastrati.