Treni perplasNga IMN

Pjeter Mhilli 55 vjec, ka vdekur dje ne mbremje, i shtypur nga treni i linjes nderkombetare Hani i Hotit-Bajze, se bashku me gjithe kopene e deleve qe po shoqeronte. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Boric te Malesise se Madhe, nje zone e cila eshte mbushur me ndertime vitet e fundit, si pasoje e shpernguljes se banoreve nga zona me te thella drejt saj. Si pasoje e shume shtepive te ngritura buze hekurudhes, banoret kane patur nevoje te kalojne shinat dhe kane ngritur shume mbikalime te paligjshme, njeri prej te cileve i ka marre jeten edhe 55 vjecarit. Ai ishte duke kaluar mbi shina gjate oreve te nates dhe treni qe ka kaluar ne ate moment ka shtypur 55 vjecarin me gjithe 30 koke dele.