I perndjekurNga Drita Cokaj

Që prej fillimit të këtij viti në zbatim të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” në Ministrinë e Drejtësisë janë depozituar 936 kërkesa për dëmshpërblim. Nga këto është përgatitur relacioni për 11 kërkesa , të cilat kanë kaluar për shqyrtim në themel dhe janë gati për të kaluar për llogari të masës së dëmshpërblimit. Ndërsa 28 kërkesave iu është kthyer përgjigje negative sepse kërkesat janë bërë nga persona që nuk i takon e drejta sipas ligjit.

Qeveria çon drejt dyfishimit fondin për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë për vitin 2008. Nga 800 milion lekë të vëna në dipozicion për kompensimin e tyre fondi kalon në 1 miliard lekë. Zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu wshtw shprehur se “për 2008 fondi për ish-të dënuarit shkon drejt dyfishimit nga 800 milion lekë që është aktualisht në 1 miliard lekë”. Sipas tij në një të ardhme të afërt ky fond do të pasurohet më tej. Kështu në planin 3-vjeçar qeveria ka parashikuar një dyfishim tjetër të këtij fondi nga 1 miliard në 2 miliard lekë. Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë bën të ditur se procesi pëqr dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë vijon. Durime zyrtare nga kjo ministri bëjnë të ditur se që prej fillimit të këtij viti në zbatim të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” në Ministrinë e Drejtësisë janë depozituar 936 kërkesa për dëmshpërblim. Nga këto është përgatitur relacioni për 11 kërkesa , të cilat kanë kaluar për shqyrtim në themel dhe janë gati për të kaluar për llogari të masës së dëmshpërblimit. Ndërsa 28 kërkesave iu është kthyer përgjigje negative sepse kërkesat janë bërë nga persona që nuk i takon e drejta sipas ligjit , pra janë jashtë rrethit familjar të përcaktuar nga ligji, si dhe nga persona që nuk kanë marrë dënim të padrejtë për efekte të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”. Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë i ka kthyer përgjigje për plotësim dokumentash 380 kërkesave, të cilat ishin me mangësi në dokumente dhe për këtë shkak bazuar në nenin 24 të ligjit të sipërpërmendur , Ministria e Drejtësisë ka kërkuar plotësim të dokumentacioneve. Ndërkaq pjesa tjetër po kalon në një proces verifikimi paraprak brenda afatit 10 ditor të vendosur nga ligji. Gjithashtu, kjo ministri bën me dije se do të ndiqen me korrektësi të gjitha hallkat procedurale që parashikon ligji “”Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” si i vetmi mjet për të garantuar një proces të drejtë nga i cili do të përfitojnë vetëm ata persona dhe familjet e tyre që janë ish- të dënuar politikë të regjimit komunist.

Kërkesat për dëmshpërblim

Të gjithë personat që i përkasin kësaj kategorie kanë të drejtë që të bëjnë kërkesat përkatëse, të cilat do t’i dorëzojnë në organet e verifikimit. Më pas do të jenë këto organe, të cilat do të përcaktojnë në bazë të verifikimit të gjitha të dhënave, nëse ky person do të përfitojë apo jo. Kriteret janë të përcaktuara qartë në ligj, ku veçanërisht në nenin 20 citohet se kërkesa që duhet të depozitojnë të përndjekurit për të përfituar, duhet të përmbajë të gjitha të dhënat përkatëse në lidhje me dënimin e kryer. Këto të jenë të dokumentuara me vendimet gjyqësore sipas dënimit, të cilat më pas do të verifikohen nga organet e drejtësisë. Përveç të tjerave, në kërkesë duhet të jenë dhe të dhënat për periudhën e ekzekutimit ditën/vuajtjen e dënimit, hyrje-daljet nga burgimi, izolimi apo internimi, si dhe vendimet e gjykatës për vendimet. Gjithashtu, në këtë kërkesë duhet pasqyruar dhe dokumentacioni për gjendjen familjare dhe në rast se këto dokumente kanë pësuar ndryshime, ato duhet të jenë të dokumentuara. Një element tjetër i rëndësishëm është dhe certifikata, e cila duhet të jetë e lëshuar jo më vonë se 45 di të nga dorëzimi i kërkesës. Ndërsa për ish-të dënuarit që nuk jetojnë apo familjarët e viktimave, kërkesa paraqitet nga familjari sipas rrethit të caktuar në këtë ligj.

Autoriteti përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave

Menjëherë pasi Instituti i të Përndjekurve të ketë dorëzuar të gjitha këtrkesat për kompensim në Ministrinë e Drejtësisë, do të jetë pikërisht kjo e fundit, e cila sipas nenit 10 të këtij ligji është autoriteti kryesor dhe përgjegjës për shyrtimin e të gjitha kërkesave pėr pėrfitimin e shpėrblimit. Nëse pas shqyrtimit administrativ rezulton se kėrkesa ėshtė e drejtė dhe e bazuar nė ligj, do të jetë Ministria e Drejtësisë, e cila do t’i propozojë Këshillit të Ministrave miratimin e dëmshpërblimit. Ndërkaq, do të jetë Këshilli i Ministrave, i cili më pas do të bëjë shqyrtimin e propozimeve të dërguara nga Ministria e Drejtësisë brenda 2 javëve kalendarike.
Verifikimet e bëra për ish-të përndjekurit

Verifikimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë kanë dëshmuar se nga të gjitha dënimet e dhëna ndaj kësaj kategorie, rezultojnë të sakta dënimet për 11 mijë persona. Kështu, janë rreth 5100 dënime penale të sakta me hyrje-dalje nga burgu, që janë gjithsej 7 570 412 ditë, si dhe janë rreth 2000 të pushkatuar. Fatura financiare për këto dënime është 417 milion dollarë. Gjithashtu, janë edhe vite dënimi me burgim të përllogaritura sipas vendimit gjyqësor, për të cilat do të verifikohet koha reale e daljes nga burgu. Ndërkohë, pas verifikimit, edhe kjo kosto do t’i shtohet faturës financiare, duke përfshirë këtu dhe saktësimet për vuajtjen e internimit.

Të parët që do të përfitojnë nga dëshmpërblimi

Të parët që do të duhet të përfitojnë nga dëmshpërblimi janë personat, të cilët kanë kaluar mbi 70 vjeç dhe që e kanë të pamundur që të presin më në radhë. Gjithashtu, prioritet do t’u jepet dhe personave të sëmurë apo invalidëve, të cilët do të jenë në kategoritë e para që do të përfitojnë. Ndërkohë që përcaktimi i këtyre detajeve, të cilat nuk janë parashikuar në ligj, pritet që të përcaktohen gjatë këtij takimi, i cili është menduar që të zhvillohet gjatë dhjetor 2007.
Kriteret pėr shpërndarjen e fondit

Në bazë të buxhetit të shtetit dhe sipas radhës së caktimit të dëmshpërblimit, fondet do të ndahen, në mënyrë të barabartë për të gjithė ish-të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuara, por me një kusht që vlera e dëmshpërblimit gjatë fazës së parë të mos jetë më shumë se 1 000 000 lekë. I njëjti mekanizëm do të përsëritet një ose më shumë herë, deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpëblimit për të gjithë ish-të dënuarit/familjarët e viktimave, me kusht që, në çdo rast, pjesa takuese që kompensohet, të mos jetë më e vogël se 100 000 lekë. Për këtë duhet theksuar fakti se asnjë ish-i dënuar apo familjar i tij nuk mund të dëmshpërblehet jashtë këtij mekanizmi.

Masa e dëmshpërblimit

Për të gjithë të dënuarit me internim, në kampe me tela me gjemba, deri në vitin 1954, masa e dëmshpërblimit të tyre është përcaktuar që të jetë 1 mijë lekë për çdo ditë burg. Kjo masë dëmshpërblimi është përcaktuar në analogji të drejtpërdrejtë me masën e dëmshpërblimit, të përcaktuar në Ligjin “Për kompensimin për burgim të padrejtë”. Për familjarët e viktimave të ekzekutuara, për çdo viktimë dëmshpërblimi do të jetë i barabartë me 8 vite burg. Kështu, sipas ligjit nuk ka një faturë të saktë të dëmshpërblimit, kjo pasi nuk ka evidenca për numrin e personave që do të kërkojnë dëmshpërblim. Por nga përllogaritjet paraprake, numri i kërkesave mund të jetë mbi 15 mijë. Ndërkaq, duhet theksuar se brenda vitit të parë, Këshilli i Ministrave do të saktësojë faturën financiare të këtij ligji, sipas kërkesave të dërgurara nga Ministria e Drejtësisë, si dhe do t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë skemën e shpërndarjes së buxhetit brenda periudhës 8-vjeçare.

Kėrkesa pėr dėmshpėrblim përmban:

a) tė dhėna pėr pėrbėrėsit e gjendjes civile tė ish-tė dėnuarit politik, nė
kohėn e dėnimit dhe informacion aktual, sipas rastit, nėse janė ndryshuar
emri, mbiemri, datėlindja, vendlindja, vendbanimi, seksi, raportet e atėsisė
e tė mėmėsisė pėr tė dėnuarit me vdekje, burgim dhe internim. pėr tė gjitha
ndryshimet nė pėrbėrės, kėrkesės duhet t’i bashkėlidhet edhe akti, qė i ka
ndryshuar ato;
b) tė dhėna pėr periudhėn e ekzekutimit (ditėn)/vuajtjen e dėnimit/dėnimeve,
hyrje-daljet nga burgimi, izolimi apo internimi;

c) vendimin e gjykatės, tė formės sė prerė/aktin e internimit apo aktakuzėn
pėr izolimin, nėse ka;

ē) dokumentacion pėr gjendjen familjare aktuale tė ish-tė dėnuarit politik;

d) ēdo informacion, qė ka ai, pėr gabime, ortografike apo materiale, tė
pėrbėrėsve tė gjendjes civile tė tij, nė vendim apo aktakuzė, pėr
identifikimin e saktė tė tij;

dh) certifikatėn e gjendjes civile, qė provon tė gjithė pėrbėrėsit e
gjendjes civile, dhe njė adresė tė saktė, tė zgjedhur prej tij pėr
komunikim.