TakimNga Drita Cokaj

Përballë shqetësimit mbi legalizimin e të gjitha zonave informale që vazhdojnë të krijohen, Shehu tha se sipërfaqja e zonës informale nuk mund të ndryshojë. “Territori i ndërtimeve të paligjshme është i njohur me fotografitë ajrore që janë bërë para një vit,i dhe ato nuk mund të ndryshojnë. Sipërfaqja prej 13 mijë ha janë objekt i punës së ALUIZNI-t”, tha Shehu. Lidhur me kompetencat e kësaj agjencie, ai tha se ALUIZNI, nuk merr asnjë kompetencë, por ka marrë përsipër të përballojë volumin e punës.

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese ka miratuar dje me shumicë votash projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje të ndryshuar”. Ndërkohë, deputetët e opozitës kanë kundërshtuar këto ndryshime, me argumentin se ky projektligj i jep kompetenca ALUIZNIT, më shumë se ç’duhet duke lënë vend për abuzim. Mbrojtësi kryesor i projektit të qeverisë, zëvendësdrejtori i ALUIZNI-t, Ferdinand Shehu, e ka vlerësuar si një keqkuptim idenë e krijuar tek deputetët për marrjen e kompetencave nga agjencia që ai kryeson. Duke iu përgjigjur interesit të deputetëve, Shehu theksoi se ALUIZNI nuk merr asnjë kompetencë që nuk i takon. Përballë shqetësimit mbi legalizimin e të gjitha zonave informale që vazhdojnë të krijohen, Shehu tha se sipërfaqja e zonës informale nuk mund të ndryshojë. “Territori i ndërtimeve të paligjshme është i njohur me fotografitë ajrore që janë bërë para një vit, dhe ato nuk mund të ndryshojnë. Sipërfaqja prej 13 mijë ha janë objekt i punës së ALUIZNI-t”, tha Shehu. Lidhur me kompetencat e kësaj agjencie, ai tha se ALUIZNI, nuk merr asnjë kompetencë, por ka marrë përsipër të përballojë volumin e punës. Ai garantoi se legalizimi i 50 për qind të zonave informale do të përfundojë në fund të këtij viti. Edhe relatori i çështjes, deputeti i PD-së, Ardian Kollozi, nënvizoi se kompetenca njësive të qeverisjes vendore u është dhënë po me ligjin për legalizimet. “Nuk ndryshon taksa, si dhe procesi i urbanizimit vazhdon të realizohet nga njësitë e qeverisjes vendore”, ka thënë Kollozi, i cili ka kërkuar më pas që deputetët të votojnë pro këtij projekti. Numri dy i ALUIZNI-t, Ferdinand Shehu, ka sqaruar gjithashtu për të gjithë deputetët e pranishëm se institucioni ai të cilin drejton, nuk merr asnjë komepencë të pushtetit vendor. Sipas tij, ALUIZNI merr përsipër me këtë projekt të bëjë volumin e punës, apo siç u shpreh ai, punën e hamallëkut. Për sa i përket tarifave ai sqaroi se edhe këtë pikë, projekti i ri nuk e cenon. “Ne nuk japim leje të reja, nuk japim leje shfrytëzimi, por ne japim vetëm leje legalizimi. Lidhur me tarifat, mund t’ju them se tarifat e ndikimit të infrastrukturës, ato vazhdojnë të shkojnë në llogari apo në arkën e njësive të qeverisjes vendore. Po ashtu edhe gjobat që vilen, shkojnë gjithashtu në arkën e pushtetit vendor. Për sa i përket asaj, që procesi i legalizimit pengon studimin e urbanizimit, ju sqaroj se siç e përcakton edhe ligji bazë, fillimisht realizohet procesi i legalizimit pastaj është procesi i urbanizimit”, tha Shehu. Në përgjigje të pyetjes, lidhur me afatet e munguara për procesin e kompensimit të ish- pronarëve, Shehu tha se lista e pronave do të nisë të hartohet për çdo zonë kadastrale.
Projektligji

Sipas relacionit që shoqëron këtë projektligj, në mënyrë që komponentët e procesit të funksionojnë efektivisht, që të shmangin procedurat e panevojshme dhe të arrihen objektivat e reformës së legalizimit, propozohen disa ndryshime që kanë për qëllim të shmangin legalizimin e ndërtimeve informale, nëpërmjet veprimit me formalizimin e territoreve masive, siç janë zonat, vendbanimet apo bllokbanimet të ndërtuara pa leje. Në relacion thuhet se këto ndryshime krijojnë mundësinë e shmangies së një sërë proçedurash administrative, të cilat janë të lidhuara me ndryshimin e regjimit të tokës dhe të destinacionit të përdorimit të saj. Përsa i përket ndryshimeve dhe riformulimit të nenit që parashikon përgjegjësitë dhe detyrat e ALUIZNIT, ato synojnë të shndërrojnë statusin e kësaj agjencie nga një strukturë bashkërenduese, në një strukturë ekzekutive të kualifikuar. Procesi i deritanishëm ka sjellë nevojën e ndërhyrjes së ALUIZNIT për realizimin me sukses dhe në përputhje me afatet ligjore të proçedurave , si të identifikimit në terren të objekteve informale , përcaktimit të vijave të verdha , hartimit të dokumentacionit ligjor e hartogarfik të zonave, etj. Nga ana tjetër riformulimi dhe ndryshimet , që propozohen në nenet për urbanizimin e territoreve me ndërtime të legalizuara, janë bërë në mënyrë që të ndiqet objektivi i reformës së formalizimit, legalizimi i ndërtimeve dhe më pas urbanizimi i territoreve. Ndër vështirësitë e hasura gjatë procedurave për zbatimin e ligjit ka qënë dhe përcaktimi i territoreve informale , brenda zonave me përparësi zhvillimin e turizmit. Mungesa e një dokumentacioni hartografik zyrtar për këto territore dhe zhvillimi i situatës ndërtimore në to, ka sjellë nevojën e përcaktimit , koherent dhe në mënyrë të plotë, të vijës kufizuese të zonave , me përparësi zhvillimin e turizmit.

Ndryshimet

Nryshimi i ligjit “për legalizimin dhe urbanizimin e zonave informale”, ka për qëllim të shmang legalizimin e ndërtimeve informale, ndërmjet veprimit” me normalizimin e territoreve masive, si janë zonat, vendbanimet apo bllokbanimet informale dhe ta përfundojë procesin mbi objektin, shtesën e ndërtuar pa leje, që i përket atij. Kjo krijon mundësinë e shmangies së një sërë procedurash administrative. ndryshimet synojnë gjithashtu të shndërrojnë statusin e kësaj agjencie nga një strukturë bashkërenduese, në një strukturë ekzekutive, të kualifikuar. Procesi i deritanishëm ka sjellë nevojën e ndërhyrjes së ALUIZNI-t për realizimin me sukses dhe n përputhje me afatet ligjore, të procedurave të identifikimit në terren të objekteve informale, përditësimit teknik të planvendosjes së tyre, përcaktimit të vijave kufizuese të zonave informale e të përgatitjes, hartimit e plotësimit të dokumentacionit hartografik, teknik e ligjor për këto zona.

Subjektet, kompensimi sipas vendimit të qeverisë

Përgjatë procedurës së hartimit dhe plotësimit të dokumentacionit, ALUIZNI, në bashkëpunim me ZRPP-në, do të bëjë identifikimin e të gjitha rasteve kur parcela ndërtimore, në të cilën është ngritur objekti informal, figuron e regjistruar në regjistrat e pronave të paluajtshme, në pronësi të të tretëve, dhe më pas i dërgon Këshillit të Ministrave listën me të dhënat për çdo pronar dhe sipërfaqet takuese. Pas plotësimit të dokumentacionit, ALUIZNI miraton legalizimin e ndërtimit informal dhe lëshon lejen e legalizimit. Përsa i përket nenit 10 për dokumentacionin dhe procedurën që ndiqet për fillimin e procesit të legalizimit është si më poshtë, Këshilli i Ministrave merr vendim për shpërblimin e pronarëve dhe për sipërfaqet takuese, brenda 30 ditëve nga afati i dorëzimit të listës me dokumentacionin e kërkuar. Për ndërtimet e legalizuara, ALUIZNI përgatit dokumentacionin për regjistrim në regjistrat e pronave të paluajtshme pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme, (ZRPP-së), në përputhje me ligjin nr.7843, datë 13.7.1994, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Ndryshimet në nenin 11, që ka të bëjë me kompensimin e ish-pronarëve, vendoset që zyrat rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kompensojnë subjektet brenda 6 muajve, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave për shpërblimin e pronarëve. Për efekt të përllogaritjes së sipërfaqes së parcelës ndërtimore, të zënë nga ndërtimi informal, që kompensohet, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në qark e trajton atë si truall, në përputhje me metodikën për vlerësimin e pronës së paluajtshme, që kompensohet, dhe asaj që do të shërbejë për kompensim, sipas ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës, të ndryshuar”. Disa prej përgjegjësive të zyrës së urbanistikës kalojnë tek drejtoria rajonale e ALUIZNI-t”. Njësia e qeverisjes vendore, me vendim të Këshillit të Ministrave, ngarkohet të kryejë proçedurat për kalimin e pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje. ALUIZNI përcakton destinacionin e objektit, sipas verifikimit në terren.