Ministria e Financave LogoNga Drita Cokaj

Do të jetë diferenca mes çmimit dhe kostos, e cila tregon masën me të cilën qytetarët do të tatohen në masën 10% aq herë sa ata të shesin një pasuri të patundshme. Gjithashtu në udhëzim janë të përcaktuara edhe kostot minimale dhe çmimet e referencës të shitjes edhe për pronat në rrethet e tjera të vendit.

Zbardhet pika e fundit e udhëzimit, e cila përcakton mënyrën se si do të veprohet me tatimin 10% të pasurive të patundshme. Ministria e Financave dhe Ministria e Drejtësisë kanë bërë dje publike kostot minimale të banesave për metër katror, të cilat janë blerë nga qytetetarët deri në vitet ’95, duke përfshirë edhe ato banesa që janë privatizuar pas rënies së sistemit komunist. Sipas këtij udhëzimi, në Tiranë kostoja minimale e banesave të blera ose të ndërtuara gjatë vitevë ‘91-‘95 do të jetë 22 460 lekë për metër katror. Ndërkohë, mësohet se çmimi minimal do të jetë i ndryshëm në varësi të zonave dhe luhatet nga 61 deri në 152 mijë lekë. Do të jetë diferenca mes çmimit dhe kostos, e cila tregon masën me të cilën qytetarët do të tatohen në masën 10% aq herë sa ata të shesin një pasuri të patundshme. Gjithashtu në udhëzim janë të përcaktuara edhe kostot minimale dhe çmimet e referencës të shitjes edhe për pronat në rrethet e tjera të vendit. Në këtë mënyrë, kostoja minimale në rrethe varion nga 840 lekë për metër katror në Bulqizë dhe në Tropojë. Ndërsa për qytete të tilla si Korça dhe Durrësi kostoja minimale arrin në 22 560 lekë për metër katror. Ndërkaq, duhet theksur fakti se ky vendim ka hyrë në fuqi në 1 janar të këtij viti. Kjo do të thotë kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtsashme, tokë dhe ndërtesë, tatohet me 10 përqind të fitimeve kapitale të realizuara. Ky paragraf i këtij udhëzimi nuk do të jetë i zbatueshëm në rastet e shkëmbimit të së drejtës së pronësisë mbi tokën me të drejtën e pronësisë mbi ndërtesën e ndërtuar mbi tokë. Në këtë rast tatimi i të ardhurave kryhet sipas procedurës së dhënë në nenin 20 të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 ” Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.

 

Si do të tatohet ai që shet një pasuri të patundhme?

 

Një shoqëri ndërtimi i ka shitur individit A një apartament me vlerën 5.000.000 lekë. Ky individ e shet këtë apartament pas disa vjetësh, tek një individ tjeter B, për 6.000.000 leke.

Individi A, do të tatohet me 10% të diferencës midis vlerës së shitjes 6.000.000 lek dhe vlerës së blerjes 5.000.000 Lekë.

Pra 10% x (6.000.000-5.000.000) = 100.000 lekë, do të jetë tatimi mbi të ardhurat personale nga kalimi i se drejtës së pronësisë, i cili paguhet nga individi A.

5- Përcaktimi i vlerës në shitje bazohet në kontratën e shitjes së pasurisë. Në rastet kur cmimi i shitjes për m2 i përcaktuar në kontratë është më i ulët se çmimi minimal i përcaktuar në shtojcat nr 2 dhe nr 3 bashkëngjitur ketij Udhezimi, zbatohen këto të fundit për efekt të llogaritjes së tatimit.

6-Përcaktimi i vlerës në blerje, bazohet në kontratën parardhëse të blerjes. Përjashtim nga ky rregull i përgjithshëm përbëjnë rastet e mëposhtme.

 

Tatimi

 

Tatimi mbi të ardhurat nga kalimi i të drejtës së pronësisë paguhet nga individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme. Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme llogarisin dhe arketojnëdetyrimin tatimor pëkatë sipas procdurave të përcaktuara në Ligj dhe në këtë Udhëzim. Pagesa e detyrimit tatimor bëhet para kryerjes së regjistrimit të aktit të kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurive të paluajtëshme, në ZVRPP, në përputhje me aktet ligjore. Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme mbledhin tatimin lidhur me kalimin e të drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme dhe e derdhin atë brenda 10 ditëve nga kryerja e veprimeve për llogari të organeve tatimore.

Brenda datës 10 të muajit pasardhës, zyrat e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme, dërgojnë në degën përkatëse të tatimeve evidencën përkatëse e cila përmbledh emrin e individit tatimpagues, shumën e llogaritur të tatimit mbi te ardhurat nga kalimi i te drejtës së pronësisë, si dhe numrin dhe datën e dokumentit të derdhjes së këtij detyrimi në organin tatimor.

 

Tatimi për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara në ‘95

 

Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara deri në datën 31 dhjetor 1995, që nuk kanë vlerë në blerje, si dhe ndërtesat e privatizuara me Ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” i ndryshuar, për efekt të përcaktimit të tatimit për kalimin e së drejtës së pronësisë, si vlerë minimale në blerje do të merret kostoja mesatare për m2 e sipërfaqes së shfrytëzueshme, të përcaktuara nga Enti Kombëtar i Banesave, në VKM nr 815 datë 9.12.1996. gjithashtu, për qytetet që nuk përmenden fare në Vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, për efekt llogaritjeje do të merret në konsideratë kostoja mesatare e qytetit në distancën më të afërt. Ndërkohë, për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara nga 1 janari 1996, deri më 31 dhjetor 2002, të cilat nuk kanë vlerë në blerje, për efekt të përcaktimit të tatimit për kalimin e së drejtës së pronësisë, si vlere minimale në blerje, do të merret kostoja mesatare për m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme e përcaktuar nga Enti Kombëtar i Banesave në: Vendimet e Këshillit të Ministrave: VKM nr. 815, date 09.12.1996; VKM nr. 13, date 05.01.1998; VKM nr. 214, date 28.04.1999; VKM nr. 362, datë 14.07.2000. për të gjitha ato qytete që nuk përmenden në Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, apo aktet e tjera nënligjore, për efekt llogaritjeje do të merret në konsideratë kostoja mesatare e qytetit në distancën më të afërt .

   

Ndërtesat ndërtuara dhe të regjistruara pas 1 Janarit të 2003

 

Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara pas 1 janar 2003, të cilat nuk kanë vlerë në blerje, për efekt të përcaktimit të tatimit për kalimin e së drejtës së pronësisë, si vlerë minimale në blerje do të merret kostoja minimale fiskale e përcaktuar në Marrëveshjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë, dhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 173, date 29.03.2006 ”Për miratimin e kostos minimale fiskale në ndërtim dhe për mënyrën e përcaktimit të çmimit të shitjes së banesave”, të cilat janë pasqyruar në shtojcën nr.1 bashkëlidhur këtij Udhëzimi. Për qytetet që nuk përmenden në Marrëveshjet përkatëse, për efekt llogaritjeje do të merret në konsiderate kostoja mesatare për m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme e përcaktuar nga Enti Kombëtar i Banesave në Udhëzimin e Kryeministrit nr 1, datë 8.5.2003; nr. 1, datë 4.03.2004; nr 5, datë 23.11.2005; nr. 5 datë 7.09.2006 dhe nr. 2, datë 4.04.2007 dhe në aktet e tjera për vitet në vijim.

 

Respektimi i çmimeve minimale fiskale

 

Ministria e Drejtësisë do të jetë e ngarkuar për të bërë njohjen zyrtare të zyrave noteriale me këtë Udhëzim, lidhur me respektimin e zbatimit të çmimeve minimale fiskale të përcaktuara. Mosrespektimi i çmimeve në kontratat e noterizuara të shitjeve të pasurisë së paluajtshme konsiderohen kundravajtje administrative për zyrat e noterisë dhe penalizohen sipas dispozitave ligjore në fuqi. Në rastet kur individët, nëpërmjet aktit noterial kanë bërë kalimin e së drejtës së pronësisë përpara datës 1 janar 2008, por nuk kanë paguar detyrimin tatimor dhe paraqiten pas kësaj date për të kryer regjistrimin në sportelet e Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme, detyrimi tatimor do te llogaritet sipas dispozitave te nenit 11 te Ligjit nr. 8438, date 28.12.1998 ” Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar me Ligjin nr. 9716, date 16.04.2007. Në rastet kur individët kanë nënshkruar kontratë të kalimit të së drejtës së pronësisë dhe kanë paguar tatimin para datës 1 janar 2008 dhe paraqiten pas kësaj date pranë ZVRPP për regjistrim pasurie, nuk paguajnë detyrime tatimore shtesë.

 

 

 Box              

                                       

KOSTOT MINIMALE FISKALE SIPAS VITEVE DHE ZONAVE

                                                Ne leke

Nr.

Qytetet

Kosto minimale m2 siperfaqe viti 2003

Kosto minimale m2 siperfaqe viti 2004

Kosto minimale m2 siperfaqe viti 2005

Kosto minimale m2 siperfaqe viti 2006

Kosto minimale m2 siperfaqe viti 2007

1

Berat

21.964

22.356

22.356

24.840

24.840

2

Diber

20.186

20.547

20.547

22.830

22.830

3

Durres

21.964

22.356

22.356

24.840

24.840

4

Elbasan

19.151

19.494

19.494

21.660

21.660

5

Fier

21.061

21.438

21.438

23.820

23.820

6

Gjirokaster

21.698

22.086

22.086

24.540

24.540

7

Gramsh

20.478

20.844

20.844

23.160

23.160

8

Kavaje

20.372

20.736

20.736

23.040

23.040

9

Korce

20.054

20.412

20.412

22.680

22.680

10

Kruje

22.043

22.437

22.437

24.930

24.930

11

Kucove

23.157

23.571

23.571

26.190

26.190

12

Kukes

22.202

22.599

22.599

25.110

25.110

13

Kurbin

22.043

22.437

22.437

24.930

24.930

14

Lezhe

19.841

20.196

20.196

22.440

22.440

15

Librazhd

19.151

19.494

19.494

21.660

21.660

16

Lushnje

21.884

22.275

22.275

24.750

24.750

17

Mirdite

22.282

22.680

22.680

25.200

25.200

18

Mat

22.017

22.410

22.410

24.900

24.900

19

Peqin

19.205

19.548

19.548

21.720

21.720

20

Permet

20.850

21.222

21.222

23.580

23.580

21

Pogradec

23.104

23.517

23.517

26.130

26.130

22

Puke

30.584

31.131

31.131

34.590

34.590

23

Sarande

23.741

24.165

24.165

26.850

26.850

24

Shkoder

25.067

25.515

25.515

28.350

28.350

25

Skrapar

17.772

18.090

18.090

20.100

20.100

26

Tepelene

21.884

22.275

22.275

24.750

24.750

27

Tropoje

31.804

32.373

32.373

35.970

35.970

28

Vlore

21.963

22.356

22.356

24.840

24.840

29

Tirane

26.526

27.000

27.000

30.000

30.000

 

TABELA E CMIMEVE MINIMALE TE SHITJES SE NDERTESAVE

 

PËR QYTETIN E TIRANËS

Ne leke

NR

ZONAT SIPAS HARTES BASHKENGJITUR

Cmimet minimale te shitjes per efekt fiskal (Lek/m2)

Viti 2008

 

1

1/1

79300

2

1/2

61000

3

2/1

152500

4

2/2

109800

5

2/3

97600

6

2/4

61000

7

3/1

63440

8

3/2

61000

9

4/1

61000

10

4/2

61000

11

5/1

152500

12

5/2

122000

13

5/3

79300

14

5/4

73200

15

6

61000

16

7/1

109800

17

7/2

109800

18

7/3

85400

19

7/4

63440

20

8/1

95160

21

8/2

76860

22

8/3

63440

23

9/1

122000

24

9/2

103700

25

9/3

73200

26

10/1

122000

27

10/2

115900

28

10/3

109800

29

11/1

79300

30

11/2

67100

31

11/3

61000

32

Komuna Farke

73200

33

Komuna Dajt

61000

34

Komuna Kashar

48800

Shenim:

1- Cmimi per 1 m2 sip. ndertimi per dyqane mallrash apo sherbimesh eshte 2 here me i larte se cmimi i siperfaqeve te banimit sipas zonave.

2- Cmimi per 1 m2 sip. ndertimi per garazhd te mbuluar eshte 70 perqind e cmimit te siperfaqeve te apartamenteve te banimit sipas zonave.

3- Cmimi per 1 m2 sip. ndertimi zyra eshte i njejte me cmimin e sip. te apartamenteve.

4- Cmimi per 1 m2 sip. ndertimi per parkim i hapur eshte 30 perqind e cmimit te siperfaqeve te apartamenteve te banimit sipas zonave.

5- Per ndertesat e privatizuara me Ligjin nr. 7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore” i ndryshuar, cmimi per m2 eshte 70 perqind e cmimit sipas zonave te tabeles.

6. Per ndertimet ne komunat e tjera te Tiranes, cmimi minimal llogaritet 36,600lek/m2.  

 

                                                      

Shtojca 3

TABELA E ÇMIMEVE MINIMALE TE SHITJES SE NDERTESAVE PER QYTETET E TJERA

Ne leke

Nr

Qytetet

Cmimi minimal fiskal Lek/m2

Viti 2008

1

Berat

42700

2

Diber

34160

3

Durres

67100

4

Elbasan

46360

5

Fier

61000

6

Gjirokaster

42700

7

Gramsh

30500

8

Kavaje

61000

9

Korce

48800

10

Kruje

34160

11

Kucove

30500

12

Kukes

30500

13

Kurbin

30500

14

Lezhe

61000

15

Librazhd

34160

16

Lushnje

42700

17

Mirdite

30500

18

Mat

30500

19

Peqin

30500

20

Permet

30500

21

Pogradec

48800

22

Puke

34770

23

Sarande

67100

24

Shkoder

42700

25

Skrapar

30500

26

Tepelene

30500

27

Tropoje

35990

28

Vlore

67100

Shenim:

1- Cmimi per 1 m2 sip. ndertimi per dyqane mallrash apo sherbimesh eshte 1.5 here me i larte se cmimi i siperfaqeve te banimit.

2- Cmimi per 1 m2 sip. ndertimi per garazhd te mbuluar eshte 70 perqind e cmimit te siperfaqeve te apartamenteve te banimit sipas zonave.

3- Cmimi per 1 m2 sip. ndertimi zyra eshte i njejte me cmimin e sip. te apartamenteve.

4- Cmimi per 1 m2 sip. ndertimi per parkim i hapur eshte 30 perqind e cmimit te siperfaqeve te apartamenteve te banimit sipas zonave.

5-Cmimi per 1 m2 sip. ndertimi për qytetet që nuk janë të listuara në këtë shtojcë, është kosto e shitjes për m2 të përcaktuara nga Enti Kombëtar i Banesave në vitin e fundit.

6- Per ndertesat e privatizuara me Ligjin nr. 7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore” i ndryshuar, për ndërtesat e ndërtuara dhe te regjistruara deri ne 31 dhjetor 2004, çmimi per m2 eshte kosto e shitjes për m2 të përcaktura nga Enti Kombëtar i Banesave në vitin e fundit.

7-Per komunat, cmimi minimal llogaritet 70 perqind e cmimit te qytetit perkates.