Sali BerishaNga Entela Xheraj

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk ka preferuar të thyej heshtjen e tij të gjatë publike, duke qëndruar edhe kësaj rradhe jashtë debateve të nxehta politike për çështjen e aq shumë përfolur të sistemit zgjedhor. I ftuar nga Instituti Demokratik Amerikan, për të promovuar përfshirjen e grave në politikë, ai foli për modifikim të kodit zgjedhor por kësaj rradhe jo mbi kushtet dhe marrëveshjen e bërë midis partisë që ai drejton dhe asaj Socialiste, por mbi baza të tjera. Duke qëndruar edhe kësaj rradhe në heshtje, kreu I egzekutivit nuk ka thënë asgjë në lidhje me marrëveshjet e fshehura që po pregatiten midis partisë që ai drejton dhe partisë më të madhe opozitare. Gjatë një prononcimi të shkurtër kreu i ekzekutivit Breisha ka folur për modifikim të kodit, në përcaktimin e kuotës për futjen në parlament të grave. Kryeministri Berisha theksoi rolin e rëndësishëm të grave dhe vajzave politikbërëse në luftën kundër korrupsionit, duke nënvizuar se hapja e hapësirave të pushtuara, përbën një kusht të domosdoshëm për të shfrytëzuar potencialin e madh të grave, si dhe për të përmirësuar etikën e administratës dhe vendimmarrjes. “Gratë dhe vajzat të marrin kuotat e tyre në parlament. Mendoj se 30% është kufiri i domosdoshëm” theksoi kreu i ekzekutivit. Por propozimi feminist i kryeministrit Berisha u drejtohej dhe partive të tjera politike, veçanërisht të vegjëlve. Në fakt, në jetën politike shqiptare ajo që të bie më shumë në sy është përqindja e ulët e grave brenda strukturave të tyre, në një kohë kur me ligj në jetën active të politikës duhet të ishin 30% e tyre pjesëmarrëse në këtë fushë. Për fat të keq në shqipëri, sipas sondazheve të bëra deri më sot vetëm 7-8% e grave bëjnë pjesë në jetën politike. Në fakt të gjitha partitë politike në vend e kanë të përcaktuar me statut, që do të ketë 30% gra brenda strukturave të tyre, por deri tani asnjëra nga forcat politike nuk e ka plotësuar këtë kusht të statutit. Përveç kësaj edhe në institucionet shtetërore ku janë të punësuar, ato janë më pak të paguarat po ti krahasonim këtu me gjinin mashkullore dhe me rrolin dhe pozitat në punë. Mirëpo ajo që na bëri më tepër përshtypje ishte fakti se vlerësimi i grave në jetën politike ishte i vetmi mesazh për këto parti, që lidhej deri diku me aktualitetin politik. “U bëj thirrje të gjithë liderve politik, që kjo kuotë të rresperktohet në mënyrë rrigoroze” shtoi kreu i qeverisë. Për sa i përket reformës, përpara gazetarëve ai theksoi se ka ardhur koha të shkëputemi nga një situatë e paparanueshme. Komunikoj që nga mëngjesi deri në darkë me aleatët dhe faktorët e tjerë politik, komunikimi është një dhunti shpirtërore e imja, pohoi Berisha.