Braçe: Topi po ndikon negativisht në vendimarrjen Kushtetuese
“Presidenti Bamir Topi, po bëhet pengesa kryesore e proçeseve vendimarrëse të Gjykatës Kushtetuese duke bllokuar punën në këtë institucion.”. Kështu është shprehur një ditë më parë nënkryetari i grupit parlamentarë të Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili shprehu indinjatën e tij dhe të të gjithë grupit parlamentarë të PS, sipas të të cilëve prej 15 muajsh antarit të kësaj gjykate i ka mbaruar afati i punës në këtë dikaster, por ai ende vazhdon të kryej detyrën e tij në këtë post. Edhe pse është dekretuar emri i pasusit të tij, zoti Kristofor Peçi po vazhdon funksionin si anëtarë i kësaj gjykate, dhe kjo vetëm si pasojë e ndikimit që është ushtruar nga presidenti Topi- u shpreh numri dy i grupit parlamentarë të partisë Socialiste. “Që në datën 18, që është dhënë pëlqimi nga Kuvendi për dekretin e Presidentit të Republikës, zonja Vitore Tusha duhet të ishte në detyrën e saj si antare e Gjykatës Kushtetuese. Por që prej 15 muajsh zoti Kristofor Peçi, po vazhdon punën e tij në të njëjtin vend edhe pse e di mjaft mirë që i ka përfunduar mandate dhe në vend të tij është emëruar dikush tjetër. Ai nuk duhet të ushtrojë më këtë profesion pranë kësaj gjykate, e për më tepër detyrën si antarë i Kushtetueses. Kërkojmë që në mënyrë immediate, Presidenti të ndaloj ndërhyrjen e tij në çështjet në shqyrtimin në Gjykatën Kushtetuese siç është edhe rasti në fjalë.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.