Intervista/ Këshilli Kombëtarë i PD-së u mblodh mbreme në darkë, pa praninë e medias
Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtarë të sajPartia Demokratike ka mbledhur në mënyrë të menjëhershme Këshillin Kombëtarë të saj, ku ka diskutuar në lidhje me situatën në të cilën ndodhet aktualisht kjo parti . Pasditen e së mërkurës në selinë blu, ministra, deputetë, kryetarë partie nëpër rrethe dhe përfaqësues të kësaj partie, janë mbledhur, pa praninë e mediave, për të diskutuar me dyer të mbyllura mbi riorganizimin e partisë. Tryeza e cila kryesohej nga kryetari I kësaj partie, zoti Sali Berisha kishte si qëllim riorganizimin e partisë dhe përzgjedhjen e krerëve të saj nëpër rrethe, në prag të zgjedhjeve të 2009-ës. Mesa duket frika për një humbje të mundshmë e ka detyruar kreun e kësaj force politike të bëj një mbledhje të jashtëzakonshme për të parë se cila është situata në të cilën ndodhet partia numër një në shqipëri. Të gjendur përballë një fije dyshimi, demokratët kanë dashur të bëjnë një rezume të punës së bërë deri më tani si dhe të ndreqin gabimet e djeshme për të mos humbur në një të ardhme. Këtë e tregon qartë edhe fakti se ata duan të fusin Brenda strukturave të partisë njerëz intelektualë të cilët kanë se çfarë ti japin partisë më të madhe të pozitës në vend. Deputeti i PD-së, Fatos Beja, gjatë një prononcimi të dhënë pas mbarimit të mbledhjes, u shpreh se PD-ja është në prag të zgjedhjeve të reja në organizimin e saj, dhe për këtë arësye, në tryezë është diskutuar në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me strukturën e saj.Gjithashtu zoti Beja ka bërë me dije se gjatë takimit u diskutua për hapjen dhe zgjerimin e më tejshëm të partisë, ardhjet e reja brenda kësaj strukture, prurjet e reja brenda saj, si dhe përzgjedhja e tyre, intelektualë, njerëz të cilët kanë përkushtimin, angazhimin dhe gadishmërinë për të sjellë një frymë të re Brenda partisë.Përzgjedhja e kësaj kategorie njerëzish brenda strukturave të PD-së sipas z. Beja do të ndihmojnë në realizimin e programit që PD ka, jo vetëm për sot, por edhe për të ardhmen, përfundoi deputeti demokrat Beja. Ndërkohë, nga ana tjetër edhe zëvendës Ministri i Brendshëm, Ferdinand Pone, u shpreh se përgjithësisht gjatë takimit të Këshillit Kombëtarë të PD-së, u komunikuan masat që kryesia e partisë ka marrë disa kohë më parë, lidhur me një fushatë aktive, të vrullshme, të zgjedhjeve brenda për brenda partisë me degët dhe nëndegë e saj.Z. Poni ka deklaruar më tej duke u shprehur se e gjithë kjo fushatë aktive, do të shoqërohet me një antarësi më të gjerë, me një vëmendje më të gjerë ndaj qytetarit dhe një fushatë përfshirëse ndaj të gjithë grupeve shoqërore që mbështesin PD-në, në programin e saj dhe masat e qeverisë.Ai ka shtuar se gjatë mbledhjes së kryesisë, u komunikuan grupet e punës, grupet e detajuara që do të mund të suportojnë këtë lëvizje të madhe të PD-së.I pyetur në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare zoti Pone u shpreh se nuk ka të bëj aspak kjo lëvizje me zgjedhjet e 2009-ës. Kjo është më se e qartë, dhe nuk ka të bëj aspak me një lëvizje zgjedhore, por me një lëvizje normale për ripërtëritje të strukturave, siç i takon partisë më të madhe, partisë qeverisëse, partisë që në këto 17 vjet ka furnizuar vendin me ide, me zgjidhje, me mbështetje popullore drejt lëvizjeve të fuqishme Euroatlantike.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
