Shehi: Sistemi proporcional Kombëtarë do të ishte më i përshtatshmi për shqiptarët
Debatet për reformën zgjedhore, mesa duket po merr përmasa më të mëdha nga sa ishte parashikuar më parë. Ai nuk lënë pa ngacmuar edhe kreun e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtarë, Dashamir Shehu i cili jep propozimin e tij duke deklaruar se sistemi i duhur zgjedhor për ne do të ishte ai prporcional kombëtarë, ndërsa shprehet se duhet rritur pragu electoral dhe duhet depolitizuar KQZ-ja. Në qoftëse duhet ta ndajmë shqipërinë në 12 rajone, ne mendojmë se ajo copëtohet në principata të vogla me orientime të ndryshme politike shpeshherë dhe me ngjyrime nacionale. Ne gjykojmë ligj proporcional dhe prag më të ngritur se ky që është aktualisht.shehi propozoi gjithashtu që reforma zgjedhore të jetë një process transparent, gjithpërfshirës, të garantoj dhe shpreh përfaqësim politik, të garantoj qeverisje të qëndrueshme e jot ë prcelizuar si dhe garantimin e votive të shqiptarëve. Në funksion të kësaj reforme, kreu i LZHK-së, Shehi, ka përsëritur edhe kërkesën dhe opsionin e tij për depolitizimin e administratës zgjedhore në të gjitha hallkat e saj duke nisur që nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Në përfundim Shehi i ka bërë thirrje dy partive më të mëdha në vend PS-PD që të mos huimbin shansin për të reflektuar në kohë e për të hartuar një kod zgjedhor i cili do të jetë i vetmi garant për shqiptarët në rrugën për antarësimin në NATO e BE.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
