FarkeNga Saimir Kola & Entela Xheraj

Janë përcjellë sot pasdite për në banesën e fundit 16 viltimat e tragjedisë së Farkës. 8 prej tyre i kishin shtëpitë shumë pranë njëra tjetrës dhe piëkrishtë tek vilat gjermane. Vaj me kujë, britma dhe thirrje perendësi, dhimbja dhe hidhërimi kishte pushtuar gjithë atë hapësirë. Nuk kishte vend për fjalë, nuk kishte vend për ngushëllim, nuk kishe kë të qaje më parë. Të dy familjet banonin në periferi të Tiranës dhe pikërisht tek Vilat Gjermane. Gjithçka në këtë lagje ishte në zi. Aurela Osmani, Halil Osmani, Hatixhe Osmani, Eljo Osmani, Alket Osmani, Ida Osmani, (Gersi Osmani, Rei Osmani, respektivisht 3 – vjeç binjake) janë tetë të vdekurit që shuan familjen Osmani.Këto dy familje kishin ardhur në këtë lagje vite më parë. Fillimisht, ata për shumë kohë kanë jetuar në një çadër, ndërkohë dy djemtë më pas janë larguar nga shqipëria dhe kanë emigruar dhe më pas. Me paratë e fituara ata ndërtuan dy shtëpitë, ndërsa sot, ata e lanë këtë botë një herë e përgjithmonë, duke mbjellur hidhërim në zemrat e kujdo që e mori vesh tragjedinë e tyre. Pas kësaj dhimbje gjithçka e mbuloi zija, familjet u kthyen në vrima të zeza që përpnin vetëm tragjedi, ndërkohë që ata i respektuan të gjithë qyetarët, zyrtarët dhe kushdo që dëgjoi se kjo familje u shua. Duke filluar që nga zyrtarët më të thjeshtë e deri tek presidenti Topi ndanë këto momente hidërimi me familjarët e viktimave si në Tiranë ashtu edhe në Berat. Ndërsa në të gjitha institucionet flamuri shqiptar u ul në gjysëm shtizë. Ata nuk rrojnë më, por kujtimi i tyre le të mbetet i përjetshëm.  TragjediaShqipëria në zi. Kjo ka qënë kryefjala e e ditës së sotme. Një tragjedi me pasojë 16 të vdekur ta futur në rreth datën e sotme që do të mbahet mend gjatë për atë që ndodhi. Gjithçka e ndodhur nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta, por në këtë kohë kaq të shkurtër kanë dhënë shpirt në mes të liqenit dhe të errësirës 16 jetë njerëzish, që po kotheheshin nga një festim familjar. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në liqenin e farkës shumë pak kilometra nga qendra e Tiranës, në orën 00:05. Varka që po tranportonte 19 persona nga njëra ana e liqenit të Farkës për në bregun tjetër është shytur në mes të liqenit. Nga kjo ngjarje kanë dhënë shpirt brenda 5 minutash 16 veta, ndërsa tre të tjerë kanë mbijetuar. Pikërisht në orën 00:05 të dy netëve më parë një grua ka telefonuar policinë e Tiranës dhe ka dhënë alarmin. Brenda pak minuitave në vendin e ngjarjes kanë qënë ekipet e shpëtimit mjekë, drejtori i policisë dhe shumë drejtues të tjerë të policisë. Por deri sa ata kanë mbërritur në vendin e ngjarjes gjithçka kishte përfunduar. Kështu në një deklarë të bërë sot në mëmgjes nga ana e policisë është bërë e ditur se menjëherë pas telefonatës në vendin e ngjarjes, nen drejtim e Drejtorit te Policise se Qarkut Tirane Z.Muhamet Rrumbullaku, ne vendngjarje mberriten sherbimet e policise si dhe Reparti i Zhytjeve se Renea-s Forcat e Nderhyrjes se Shpejte, me synim per t’ju ardhur ne ndihme shtetasve, te cilet rrezikonin te mbyteshin. Megjithë fillimin e Operacionit të kërkim – shpëtimit, të organizuar në praninë e Zv.Ministrit Gent Strazimiri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prenci dhe skuadrave të shpëtimit të Batalionit Special të Ushtrisë, i nisur në mënyrë të menjëhershme, fatkeqësisht ka qënë i pamundur shpëtimi i viktimave, pasi gjithcka ka ndodhur brenda pak minutave. Sipas të mbijetuarve, të gjithë shtetasit të ndodhur në motobarkë, kanë qënë duke darkuar dhe me pas janë larguar nga Bar – Restorant ”Liqeni” për të kaluar në bregun tjetër. Të 19 personat kanë hipur në një barkë të mbyllur, me një kapacitet normal për të transportuar 5 deri në 7 pasagjerë, ç’ka ka sjellë dhe përmbysjen e menjëhershme të saj, diku në mes të liqenit, duke shkaktuar mbytjen brenda pak minutave të të gjithë personave në bord, në pamundësi për të dalur prej saj. Nga të dhënat e marra në vend ngjarje, u konkludua se viktima shtetasi Afrim Dibra, ishte pronari i Bar – Restorant ”Liqeni”, ku paraprakisht mendohet se është shkaktari i kësaj tragjedie fatale, duke organizuar lëvizjen me motobarkë me 19 persona në bord. Ndërkohë po sipas policisë operacioni i kërkim – shpëtimit përfundoi në orën 03.00’, duke bërë të mundur nxjerrjen nga liqeni i 16 – trupave të mbytur. Pas kësaj trupat e pajetë janë dërguar menjëherë në morg ku edhe u janë nënshtruar ekspertizës, pavarësisht se shkaku u vdekjes dihej.  Të mbijetuar janë shtetasit Beqir Sinani, Luena Behar Spahiu, Romina Pëllumb Hysa, Erjona Afrim Dibra (e bija e pronarit të Bar – Restorant ”Liqeni”).  

Të mbytur Pëllumb Hysa Majlinda HysaAlban Hysa Aurela Osmani Halil Osmani Hatixhe OsmaniEljo OsmaniAlket Osmani Ida Osmani (Gersi Osmani, Rei Osmani, respektivisht 3 – vjeç binjakë) Thëllëza SpahiuArlind SpahiuAfrim DibraPranvera BlamoErjon Blamo Viktimat festuan ditëlindjen e Alban HysësAlban Hysa për katër orë me radhë ka festuar me njerëzit më të dashur 21 vjetorin e tij, por edhe të fundit. Ai kishte menduar që ditëlindjen ta festone të një lokal të bukur dhe për këtë kishte zgjidhur pikërisht restoant “Liqenin”. Ata kanë mbërritu në ambjentet e këtij lokali rreth orës 20:00, por gjatë kthimit janë mbytur në mes të liqenit. Albani kishte kohë që jetonte dhe punonte në Tiranë por nuk ishte në shkollë. Ndërkohë që ai ishte edhe i fejuar.  

Binjaket 3 vjecare sot kishin ditëlindjetAkoma më e dhimbshme bëhet tragjedia e Farkës kur fakte të reja mësohen nga të afërmit. Sot 2 binjakët Gersi dhe Rei Osmani 3 vjec kishin ditëlindjen. Të dy fëmijët mbushnin 4 vjec, por për fat të keq nuk arritën të festojnë ditëlindjen e tyre pasi u mbytën bashkë me prinderit e tyre në Liqenin e Farkës. Ata festuan dje në darkë bashkë me familjarë të tjerë ditëlindjen e kushëririt të tyre, Arlind Hysës. Osmani familja më e prekurShtëpitë e familjeve të viktimave janë përfshirë nga dhimbja për humbjen e të afërmve të tyre. Dy prej familjeve më të goditura nga kjo tragjedi jetojnë në Tiranë në afërsi të Rrugës së Elbasanit. Në ujrat e liqenit të Farkës kanë humbur jetën pjestarët e familjeve Osmani; Halil Osmani me bashkeshorten dhe dy vajzat. Edhe kater anetare te tjere te familjes me te njejtin mbiemer qe banonte prane tyre kane humbur jeten bashke me dy binjaket Gresi dhe Rei Osmani. Trupat e tyre mberriten pak me pare prane shtepise se tyre ne Tirane. Atje kane mberitur edhe te afermit e tyre per te bere nderimet e fundit anetareve te ketyre familjeve, te cilat kane humbur secila nga 4 anetare. Trupat mberriten atje pas ekspertizes se bere ne morgun e Tiranes, ku ata qendruan per disa ore dhe me pas u terhoqen nga familjaret. Prane dy banesave kane shkuar edhe mjeket e sherbimit te urgjences, te cilet kane dhene ndihmen e pare personave qe kane pesuar shok nga dhimbja e madhe qe shkaktoi kjo tragjedi. 

Dëshmia: Barka futi uje qe ne nisjePas marrjes së ndihmës së shpejtë të mbijeturit kanë shkuar në shtëpitë e tyre ku edhe kanë pritur të afërmit e tyre të vdekur. Këta kanë qënë edhe të parët që kanë dhënë dëshmitë në lidhje me atë që ndodhi në mes të errësirës. Nga këto dëshmi mësohet se gjate udhetimit per ne restorant jane perdorur dy barka, kurse gjate kthimit eshte perdorur vetem nje e cila ka nisur te fuse uje qe ne momentin qe pasagjeret kane hipur ne te. Barka e aksidentit e cila tashme ndodhet ne fund te liqenit mesohet se ka qene e rrethuar me qese, gje qe sipas te mbijetuarve ka sjelle veshtiresi ne daljen e personave nga bordi i saj. Por dëshmitë nuk kanë munguar edhe nga persona të tjerë. Një ndër ta ka qënë edhe kamarieri i lokalit i cili u shpreh se “Është hera e parë që ka ndodhur një gjë e tillë. Më parë nuk kemi pasur as edhe një rast të vetëm kur dikush të jetë lënduar nga udhëtime të tillë. Edhe pronari i lokalit për herë të parë ka futur në barkën që u mbyt kaq persona. Barka e cila u mbyt ka qënë më e sigurta dhe përdorej vetëm natën, kur kishte shi dhe erë, ndërkohë atë nuk e drejtonte askush tjetër veç pronarit të lokalit. Ka pasur raste kur janë provokuar ngjarje të tilla, pasi këtu vinin, hanin e pinin dhe deheshin ndërkohë që gjatë kthimit e lëkundnin barkën, por asnjë herë nuk ka ndodhur që ajo të mbytet. Unë dyshoj se ata kanë qënë të pirë, gjatë kthimit. Ajo barkë nuk nxë më shumë se 6 persona, mbrëmë ajo kishte 19. Pas kësaj tragjedie edhe lokali do të mbyllet. Nga familja vetëm gruaja e pronarit shpëtoi. Ska kush ta mbajë” shprehet ai. Por një dëshmi tjetër ka ardhur sot edhe nga bashkëshortja e lokalit e cila kishte qënë edhe persnoni që ka njoftuar policinë. “Nuk e di çfarë të them. Jam e sigurtë se aty ka pasur edhe persona të dehur që kanë krijuar lekundje” tha ajo. E ndërkohë pas këtyre dëshmive burime nga morgu kanë bërë me dije se dy nga viktat kanë rezultuar edhe me djegie, çka do të thotë se motori i barkës ka shpërthyer para se barka të mbytej plotëisht. Pikërisht këta dy persona kanë qënë edhe afër motorit.  4 trupat e tjerë u nisen për BeratTe afermit i kanë marrë sot nga morgu trupat e te dashurve te tyre tashme te mbytur. Pasi kane sjelle rrobat dhe sendet e nevojshme per te terhequr trupat e pajete nga morgu për ti përcjellë më pas drejt baneses se fundit. Pas kësaj ngjarje është bërë e ditur se një nga viltimat dhe pikërisht Pellumb Hysa eshte vellai i kryetarit te Partise Demokratike te deges se qytetit te Beratit, Shkelqim Hyses. Pellumb Hysa eshte mbytur bashke me Majlinda Hysen, Alban Hysen.  

Berat, atje ku dhimbja ste le fjale

Qyteti i një mbi një dritareve, Berati, është gdhirë të enjten me peshën e dhimbjes. Tre banorë të saj, bashkëshortët Pëllumb Hysaj, 53 vjeç, Majlinda Hysaj, 46 vjeç dhe djali i tyre, Alban Hysaj, 21 vjeç, humbën jetën tragjikisht në ujrat e liqenit të Farkës, në Tiranë. Ashtu si edhe 13 personat e tjerë, që humbën jetën në këtë tragjedi, tre pjestarët e familjes Hysaj, kanë qënë në motobarkën që u mbyt në momentin që do të kalonte nga njëra anë e bregut në tjetrën. Një nga shokët e Albanit, me ngashërim thotë se, me Albanin ishin miq prej disa vitesh. Teksa thith mendueshëm cigaren thotë se, “Albani nuk e meritonte një fat të tillë. Ishte një djalë i qeshur dhe plot jetë. As tani nuk mund ta besoj se ai nuk jeton më”, thotë ai duke shtuar se dje ishte dita më e bukur e Albanit, kishte ditëlindjen. E kishim planifikuar që si shoqëri të festonim sot sëbashku, pasi dje do të gëzonte me familjen e tij. Një gëzim, që u mbyll me një tragjedi, thonë disa banorë, të cilët ende nuk duan ta besojnë se tre pjestarët e familjes Hysaj, nuk jetojnë më. Dhimbja e madhe të lë pa fjalë. Sa kanë dëgjuar për tragjedinë përmes mediave edhe ata që nuk i njihnin kanë nxituar të mësojnë më shumë. Kryetema e ditës edhe në qytetin e Beratit, ashtu si edhe në Tiranë, ka qënë tragjedia e Farkës. Dhimbja është e madhe, ajo lexohet qartë tek të gjithë banorët, të cilët kanë dalë të presin trupat e pajetë të tre pjestarëve të familjes Hysaj. Ka qënë ora 12.30, kohë kur tre trupat e pajetë, të vendosura në 3 makina funerali dhe të shoqëruar nga policia, u nisën nga Tirana drejt qytetit të tyre të lindjes, Beratit, atje ku do t’u bëhen edhe nderimet për në banesën e fundit. Trupat e pajetë të tyre u pritën në familjen e babait të Pëllumbit, Qamil Hysajt, në lagjen “Kushtrim”, ku ishin të pranishëm edhe drejtues të Pushtetit vendor si Prefekti i Qarkut Berat, Thoma Rumnici, Kryetari i Bashkisë, Fadil Nasufi, etj. Pas humbjes së tre pjestarëve të familjes Hysaj, e vetmja trashëgimtare e saj, është vajza e vetme e familjes, 20-vjeçarja Romina Hysaj, e cila është mjaft e tronditur nga humbja e tre njerëzve të saj të shtrenjtë

Nishani: Aksidentale por tragjedi e jashtëzakonshme Ministri i Puneve te Brendshme Bujar Nishani eshte gjendur kete mengjes prane familjareve ne spitalin e madh te te Tiranes. Nishani u shpreh per mediat se ngjarja e ndodhur ka marre permasat e nje tragjedie dhe se shteti do te gjendet prane familjeve per cdo nevoje te tyre. Ministri e cilesoi ngjarjen e rende aksidentale, por qe pavaresisht kesaj, hetimet do te vijojne. ”Eshte ngjarje e shume e rende. Tragjedi per cdo familje dhe u shpreh ngushellimet dhe u gjendem prane te gjitha ketyre familjeve. Ka qene nje ngjarje aksidentale, por organet perkatese do bejne hetimet e nevojshme deri ne zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje. Do ndihmojme ne anen organizative dhe ndihma te tjera qe familjet do kene nevoje. Ngjarje shume e rende po bejme gjithcka per t’u lehtesuar dhimbjen familjeve”, tha ministri Nishani.  Shqipëria sot në ditë zie6 Marsi shpallet dite zie. Kryeministri Sali Berisha ka shpallur Dite Zie, diten sotme,  ku humben jeten 16 persona si pasoje e mbytjes se nje barke ne Liqenin e Farkes. Flamujt do te ngrihen ne gjysem shtize, ndersa parlamenti do te mbaje nje minute heshtje ne kujtim te viktimave qe humben jeten sot aksidentalisht. Deklarata e policisëDrejtoria e policise se Tiranes ka sqaruar rrethanat e tragjedise qe mori jeten e 16 personave ne Liqenin e Farkes. Policia ka shpjeguar se kane qene 19 persona, te cilet kaluan naten e mbremshme duke darkuar ne bar restorant “Liqeni” dhe kane lundruar me nje motobarke per te kaluar ne breg te liqenit. Pas disa minutash lundrim, per shkak te mbi mbingarkeses motobarka eshte permbysur dhe te gjithe personat kane rene ne uje dhe vetem 3 prej tyre kane arritur te mbijetojne. Te mbyturit jane Pranvera Blamo, 50 vjec, Erion Blano, 20 vjec, Pellumb Hysaj, 53 vjec, Majlinda Hysaj, 46 vjec, Alban Hysaj, 21 vjec, nga Berati, Aurela Osmani, 30 vjec, Halil Osmani, 62 vjec, Hatixhe Osmani, 56 vjec, Eliona Osmani, 47 vjec, Alket Osmani, 29 vjec, Saida Osmani, 25 vjec, binjaket Ejsi Osmani e Rei Osmani, 3 vjec, Thelleza Spahiu, 46 vjec, Arlind Spahiu, 20 vjec, Afrim Dibra, 43 vjec, te gjithe banues ne Tirane. Erjona Afrim Dibra, 19 vjec, e bija e pronarit te bar restorant “Liqeni”, nuk ka qene ne motobarke, por gjate momentit kur familjaret dhe i ati kane kerkuar ndihme, kjo e fundit eshte afruar me nje mjet tjeter lundrues. Te 19 personat ne barke, e cila ishte me nje kapacitet normal per te transportuar 5 deri ne 7 pasagjere, ka sjelle dhe permbysjen e menjehershme te saj, duke shkaktuar mbytjen brenda pak minutave te 16 personave.Reagime

Parlament mban 1 minutë heshtje duke nderuar viktimat

Kuvendi i Shqipërisë ka pezulluar punimet e seancës së sotme plenare, pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Liqenin e Farkës, ku humbën jetën 16 persona. Pas nderimit në kujtim të viktimave, me një minutë heshtje të kërkuar nga kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, dhe të mbajtur nga deputetët dhe të gjithë të pranishmit në sallë, kryeparlamentarja Topalli ka kërkuar ndërprerjen e seancës plenare. “Të shokuar nga dhimbja e thellë e kësaj tragjedie të rëndë njerëzore, kësaj fatkeqësie që na prek të gjithëve dhe që na bën të ndjehemi të gjithë pranë familjeve të viktimave, në emër të kësaj dhimbjeje, të kësaj tragjedie që ka ndodhur ju ftoj që të mbajmë një minutë heshtje.” Me mirëkuptimin e të gjitha grupeve parlamentare, u vendos që seanca të mos zhvillohej, në nderim të 16 viktimave të cilat humbën jetën në mënyrë tragjike. Më herët, edhe Këshilli i Ministrave, vendosi të shpallë ditë zie kombëtare për të nderuar personat që humbën jetën. Sipas këtij vendimi në të gjitha institucionet shtetërore publike, flamuri kombëtarë është kërkuar të qëndroj I ulur në gjysëm shtizë, dhe në nderim të tyre të ndërpritet çdo veprimtari apo aktivitet i programuar. Në orët e para të mëngjesit të sotëm një varkë lundrimi me 20 persona në bordin e saj, u mbyt në ujrat e liqenit të Farkës, (Tiranë) Nga kjo tragjedi humbën jetën 16 persona, ndërsa arritën t’i shpëtonin vdekjes katër të tjerë. Personat që ndodheshin në anije ishin pjesëtarë dhe të afërm me njëri-tjetrin dhe mbrëmjen e së mërkurës duke u gdhirë dita e enjte po festonin ditëlindjen e djalit e njëkohësisht dhëndrrit të tyre, i cili mbushte 21 vjeç.

Ndoka: Ndihmova qe ne castet e para te tragjedise

Ministri i Shendetesise Nard Ndoka ka shprehur sot ngushellimet per ngjarjen e rende. I ndodhur ne spitalin “Nene Tereza”, Ndoka u shpreh per mediat se dikasteri I tij eshte gjendur ne ndihme te viktimave qe ne castet e para te tragjedise. ” Ndihmova qe ne castet e para te tragjedise. Dergova menjehere ne vengjarje ambulanca, mjeke. Nuk kam takuar ende asnje nga te mbijetuarit pasi po marrin mjekimin e nevojshem ne spital. Nderkaq eshte ngritur nje grup pune i drejtuar nga Ministri i Brendshem. 2 autombulanca jane vene ne ndihme te familjeve per cdo rast te nevoje. Po e perjetojme me dhimbje kete ngjarje. Jemi prane familjeve”, u shpreh Ndoka.

Berisha: Ngushellime familjeve. Qeveria ndihme familjeve

Kryeministri ne nje komunikim direkt per mediat u shprehu ngushellimet familjeve qe humben te afermit e tyre ne tragjedine e Farkes. “Tragjedi, ngjarja e rende qe ndodhi ne mesnate ku humben jeten 16 qytetare, 8 te familjes Osmani, 3 te familjes Hysa, 3 te familjes Spahiu dhe 2 te familjes Dibra. U shpreh familjeve te ketyre viktimave te pafajshme ngushellimet e mia me te sinqerta. Keshilli i Ministrave vendosi te shpalle diten e sotme Zi Kombetare. Ne te gjitha institucionet shteterore flajmujt te ngrihen ne gjysem shtize dhe te mbahet nje minute heshtje. Ministria e Brendshme te perballoje shpenzimet per varrimin e viktimave. Vendimi hyn ne fuqi menjehere”, u shpreh Berisha per ngjarjen e rende.

Rama e Leskaj ngushellojne te afermit e viktimave

Kreu i Partise Socialiste, Edi Rama ka nderprere turin e dialogut ne veri te vendit per shkak te tragjedise se rende naten e sotme ku 16 persona humben jeten ne liqenin e farkes ne Tirane. Rama ka shprehur ngushellimet me te thella familjareve te viktimave. “Kemi perjetuar tronditjen e madhe per kete humbje shume te rende dhe per kete ngjarje qe me te vertete perben nje rast zie kombetare. Ne deshirojme ti shpreim ngushellimet tona se largu te gjitha flamiljeve qe kane humbur te afermit e tyre dhe njekohesiht do te nisemi per tu gjendur prane tyre dhe per te zbutur sadopak kete dhimbje” tha Rama.

Nga ana tjeter, edhe kryetarja e grupit parlamentar te PS, Valentina Leskaj, e cila shkoi ne familjen Osmani, shprehu ngushelllimet e saj per tragjedine. “Eshte e veshtire te besh komente per kete tragjedi te madhe. Eshte nje ngjarje qe te le pa goje, eshte nje ngjarje qe te le pa fjale, eshte nje dhimbje shume e madhe qe une besoj sot se nuk ka te madhe dhe te vogel ne Shqiperi, qe nuk e perjeton kete dhimbje. Shpreh ngushellimin per te gjithe te afermit dhe familjaret e viktimave” tha Leskaj.

Nje varke eshte permbysurne oret e mesnates ne ne liqenin e Farkes ne Tirane ku si pasoje kane gjetur vdekjen 16 persona. Mes viktimave kishte gra dhe femije.

Topi ngushellon familjaret e viktimave

Lajmin e humbjes se jeteve te pafajshme ne tragjedine e Farkes e ka percjelle me trishtim edhe Presidenti i Republikes, Bamir Topi, i cili ka shprehur publikisht ngushellimet per familjaret, gjate vizites se tij ne Bashkine e Rreshenit.

“Sinqerisht nuk mund te gjej fjale per te pershkruar dhimbjen dhe trishtimin qe me ka pllakosur ne momentin kur mora vesh lajmin e kesaj tragjedie, qe perfshiu tre familje”, - u shpreh Kryetari i Shtetit, duke vijuar: “Nje tragjedi e ketyre permasave sigurisht te mbush me shume trishtim dhe njeriu e ka te veshtire te zgjedhe fjalet e duhura. U konsumua nje tragjedi, per fat te keq, ne konturet e nje absurdi. Nje pakujdesi, te cilen ne po e ndeshim ne menyre shume te shemtuar. Jane shume jete njerezish, jete njerezish qe fshihen brenda disa çastesh. Ndjej nje hidherim shume te thelle, para se gjithash per familjaret e mbijetuar, por une deshiroj gjithashtu te ndaj dhimbjen time me dhimbjen e familjareve. Deshiroj t’u shpreh edhe njehere familjareve ngushellimet me te sinqerta. Zoti ju dhente kurajo dhe vullnet per ta perballuar kete dhimbje kaq te madhe.” Me tej, Kryetari i Shtetit ka garantuar familjaret se “se bashku me dhimbjen dhe hidherimin e thelle qe ndjej, deshiroj te shpreh sigurine se te gjitha institucionet e shtetit shqiptar do te jene prane familjareve, te cilet, ne keto çaste, kane me shume se asnjehere tjeter nevoje per kurajo, ndihme dhe mbeshtetje!”

Berisha ngushellon familjaret

Kryeministri Sali Berisha mberrin ne familjen e Halil Osmanit per te ngushelluar familjaret per humbjen e rende te te aferme te tyre, te mbytur mengjesin e sotem ne liqenin e Farkes. Familja Osmani, ka qene me e goditura nga tragjedia, pasi 8 persona te kesaj familjeje jane mbytur, mes te cileve dhe binjaket Gersi e Rei, vetem 3 vjec.

Percjellja per ne banesen e fundit te viktimave te kesaj familjeje do te kryehet ne oren 16:00. Nderkaq po sot, Keshilli i Ministrave vendosi te shpalle diten e sotme Zi Kombetare. Ne te gjitha institucionet shteterore flajmujt ngrihen ne gjysem shtize. Ministria e Brendshme te perballoje shpenzimet per varrimin e viktimave. Vendimi hyn ne fuqi menjehere”, u shpreh Berisha per ngjarjen e rende.

Sejdiu ngushellon Topin per tragjedine e Farkes

Presidenti i Republikes se Kosove, Fatmir Sejdiu, i ka derguar nje mesazh ngushellimi Presidentit te Republikes se Shqiperise, Bamir Topi, me rastin e tragjedise ne Liqenin e Farkes ne afersi te Tiranes, ku humben jeten 16 qytetare. “Pranoni ngushellimet e mia me te sinqerta dhe te popullit te Kosoves per tragjedine e rende qe ndodhi ne Liqenin e Farkes, ne te cilen humben jeten 16 qytetare te Shqiperise. Kete lajm te kobshem e kemi marre me pikellim te thelle te gjithe ne ne Kosove, ndaj Ju lusim z. President qe t’ua shprehni ngushellimet tona edhe institucioneve, familjareve te viktimave dhe gjithe popullit te Shqiperise”,citon mesazhi ngushellues i Presidentit Sejdiu.

Thaçi ngushëlloi Berishën me rastin e vdekjes tragjike të 16 qytetarëve

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, me rastin e vdekjes tragjike të 16 qytetarëve të Shqipërisë. “Me pikëllim morëm vesh lajmin për vdekjen tragjike të gjashtëmbëdhjetë qytetarëve të Shqipërisë në aksidentin e ditë së sotme. Dhembjes për humbjen e jetëve njerëzore, që Shqipërinë e bëri të shpallë ditë zie, i bashkohet dhembja e gjithë qytetarëve të Kosovës. Në emër të Qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim personal, Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në ngushëllimet e Thaçit.

BDSH mesazh ngushellimi

Partia shqiptare e Maqedonise, Bashkimi Liberal Demokrat i ka derguar nje mesazh ngushellimi presidentit të republikës së Shqipërisë, zotit Bamir Topi, kryeministrit të republikës, zotit Sali Berisha,

kryetares së parlamentit, zonjës Jozefina Topalli dhe familjarëve të viktimave të tragjedisë se sotme, te cilet humben te afermit e tyre si pasoje e mbytjes se nje varke ne liqenin e Farkes . “Duke qenë shpirtërisht me ju në këtë ditë zie, më lejoni zoti President që në emër të anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik Shqiptar t’ju përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje tragjike. Në të njëjtën kohë ju lusim që ngushëllimet tona t’ua përcillni familjeve të viktimave” thuhet ne letren e ngushellimit te BDSH.

Menduh Thaçi ngushllon Berishën dhe Topin për tragjedin e Farkës

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi presidentit të, Bamir Topi dhe kryeministrit, Berisha, me rastin e tragjedisë në Liqenin e Farkës në afërsi të Tiranës, ku humbën jetën 16 qytetarë.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për tragjedinë ku humbën jetën 16 vetë.I nderuari President, në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emër tim personal, ju dërgoj ngushëllimet më të thella juve, familjeve të të ndjerëve si dhe mbarë popullit shqiptar. Jemi të bindur se me urtësinë tuaj do të gjeni fjalë që t’i ngushëlloni familjet e të ndjerëve që humbën jetën tragjikisht” citon mesazhi ngushëllues i kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi.