FarkeNga Entela Xheraj

Ndihmë, ndihmë!……po mbytemiiiii…….Ndihhh……….

Një fjalë e lënë përgjysëm, një jetë që shuhet dhe një plagë që s’mund të mbyllet kurrë….. Kjo frazë rrënqethëse, kaq shumë e njohur për të gjithë ne, nuk na la të qetë as në orët e para të kësaj dite……Mesnata e errët e kësaj të enjte kur ora shënonte 00:15 minuta, na zgjoi nga një gjumë i llahtarshëm, me ëndrra të tmerrshme e të frkshme sa hera-herës lusnim të mos ishte e vërtetë. Zëra që klithnin, lutje e mbetur përgjysëm dhe…….asgjë, gjithçka merr fund. Një fund të hidhur. Trupa që kërkonin pak shpresë për jetën, por që nuk mund ta gjenin dot. Jetë që zhyteshin në thellësit e një liqeni pa “emër” sepse vetëm emri “vdekje” do ti shkonte më shumë për shtat, kërkonin ndihmë për rrugën e jetës, por që gjetën vetëm vdekje…. Jo pak, por 16 jetë njerëzish ikën për të mos u kthyer më……..dhe lanë pas dhimbjen, lotët dhe heshtjen, atë heshtje që as varri i tyre nuk do të mund ta tresë…… Ndërsa shihnim të prekur ato pamje tragjike që na ofronte Fraka një ditë më parë, mendja udhëtonte përtej kësaj dhimbje…..aty ku gëzimi dhe kuja ishin ulur këmbëkryq me njëra-tjetrën……Ehhh! Kur të vjen e keqja –thotë një fjalë e vjetër- hapi derën….Po ç’derë të hapë nënë zeza, e për kë më parë?!?…Nuk është një, dy apo tre, por plot 16 të rinj e të reja, jeta e të cilëve u shua në pak sekonda, thua sikur të mos kishin egzistuar kurrë.

Të prekur nga ky fat i hidhur i atyre 16 personave që nuk jetojnë më, pyesim vetë me vete……sikur të ishte sejcili nga ne?!

Një pyetje sa retorike po aq edhe absurde…..

Po, po…..e thashë mirë. Po sikur në vend të tyre të ishte njëri nga ne, apo një i afërmi ynë? Sa herë kemi shkuar në atë local në buzë të liqenit, sa herë jemi dehur nga bukuria e tij madhështore, mes ajrit të pastër dhe qetësisë së pafund. Me siguri që sejcili nga ju do të përgjigjet: Shumë herë!

Atëherë le të kthejmë pak kohën pas dhe të shkojmë aty nga ku nisi kjo tragjedi, që u shndërrua me një Zi Kombëtare.

Teksa ndiqja një natë më parë emisionet televizive, më tërhoqi vëmendjen argumenti i një Analisti të njohur (emrin e të cilit nuk dëshiroj ta bëj publik) i cili deklaronte pa keqardhjen më të vogël se “rasti i djeshëm nuk mund të quhet aspak tragjik, pasi, sipas tij, brenda një harku kohor shumë të shkurtër në Shqipëri (pse jo edhe në botë) vdesin mjaft njerëz….po sipas argumentit të Analistit tonë “të Nderuar”, një ditë do ti qëlloj të vdesë një politikan, një ditë tjetër një artist, një ditë përpalset një furgon me disa persona brenda tij dhe pasagjerët vdesin, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të shpallim ditë Zie Kombëtare. Nuk ka asgjë për tu irrituar kaq shumë në këtë aspekt duke qenë se një varkë ishte dhe asgjë më shumë. Nuk e kuptoj përse bëhet kaq bujë?”

Me vjen sinqerisht shumë keq për ty i Nderuar Analist (me të gjithë respektin e moshës që ke dhe emrin qe mban) por ne, brezi i sotëm, kërkojmë të thithim dhe të mësojmë nga dija dhe përvoja juaj. Si mundesh vallë të analizosh në këtë mënyrë, të konceptosh kaq qetë, dhe të flasësh në të tillë mënyrë, a thua se vdiq një kope me bagëti dhe jo 16 jetë njerëzish të pafajshëm mes të cilëve edhe dy foshnje. Do të kisha dashur të dija, vallë ku të qëndron ai shpirt i djallosur, ai shpirt katil që vetëm shpirt nuk mund të jetë ??????

A keni fëmijë ju i Nderuar Analist që llogjikoni kaq brutalisht dhe talleni me fatkeqësinë dhe dhimbjen e të tjerëve?!

E irrituar nga sjellja arogante dhe analiza që i bënte situatës, personi në fjalë, në një kohë kur e gjithë Shqipëria u bvesh në zi dhe vajtonte së bashku me familjarët e tjerë viktimat e tragjedisë së Frakës, e ndërrova stacionin televiziv dhe e kaloj në një kanal tjetër, ku veshi më zuri një tjetër koment të bërë nga një tjetër analist i mirënjohur në fushën mediatike, i cili nxirrte në pah të vërtetën e historisë dhe shmangien e saj në rast marrje masash të më parshme.

Duke iu bashkangjitur argumentit të tij vlerësoj dhe citoj se kjo dhe shumë tragjedi të tjera do të mund të shmangen në rast se ne jemi më të përgjegjshëm për veprimet që kryejmë dhe rrespektojmë më shumë jetën tonë.

Më pas thuhej se nëse do të ishin marrë masa paraprake nga ana e autoriteteve përgjegjëse atëherë asgjë nuk do të kishte ndodhur e për më tepër kjo tragjedi do të ishte shmangur totalisht.

E pra, në rast se ne do të mendonim përtej vetes sonë dhe do të mendonim më gjatë, jo vetëm kjo ngjarje por edhe shumë të tjera do të ishin shmangur dhe nuk do të ishin shënuar si ngjarjet më të dhimbshme për historin e popullit tonë. Sa nëna të veshura me të zeza, sa lot të derdhur, sa plagë të hapura e sa shumë jetë të shkuara dëm…….

Nëse do të mund të shmangnim sadopak, tragjedi të tilla, atëherë le ta bëjmë sa më parë të jetë e mundur.

Nga ana tjetër i bëj një apel Qeverisë Shqiptare, për sa më shumë vëmendje në mbrojtje të qytetarëve të saj, të cilët e përfaqësojnë me dinjitet në rrugët e botës. Pak më tepër vemendje, për këtë komb të urtë që e do Jetën.

Dhe së fundmi, INDIPENDENT MEDIA NEWS, i shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta familjeve të cilët dje hapën dyert për të pritur të gjithë ata njerëz që kanë një SHPIRT dhe që e ndien të drejtë morale dhe njerëzore të merrnin pjesë në ceremoninë mortore të 16 personave të mbytur në tragjedinë e liqenit të Farkës. Me keqardhjen më të madhe, shprehim ngushëllimet tona të sinqerta duke u bashkuar me këtë dhimbje të madhe të familjes Osmani, familjes Hysa, familjes Spahiu dhe asaj Dibra. Dhimbja që po përjetoni është e madhe, por po kaq e madhe është edhe dëshira e njerëzve për t’ju gjendur praën në këto monente të vështira për ju, duke marrë me vete bga një copë dhimbje nga dhimbja juaj.

Njohje dhe rrespekt për të gjithë ata familje që kanë humbur të afërmit e tyre në tragjedi të tilla.