Nga IMN
Frattini: Zbatoni me përpikmëri reformat
Berisha: Ju Garantoj.
Takimi i sotëm i zëvendës presidentit të Komisionit Europian, Franko Fratini, me kreun e qeverisë Shqiptare, Sali Berisha, hap edhe siparin e takimeve të shumta që do të zhvillojë delegacioni i KE-së me përfaqësuesit e diplomacisë shqiptare. Takimi I cili ka nisur në Pallatin e Brigadave do të pasohet edhe nga shumë të tjerë të cilët do të zhvillohen në Kuvend, Presidencë dhe Ministrinë e Jashtme, ku krerët e lartë të këtyre dikastereve do të diskutojnë në lidhje me ftesën e antarësimit të vendit tonë në NATO si dhe Liberalizimin e Vizave. Kjo e fundit do të jetë edhe një ndër ccështjet më të rëndësishme nga e cila pritet të merret edhe një përgjigje positive. Katër ccështjet më të rëndësishme të cilat do të merren parasysh gjatë dialogut për liberalizimin e vizave do të jenë: dokumentat e identifikimit, emigracioni illegal, rendi publik si dhe marrëdhëniet e jashtme të Shqipërisë. Koha kur do të arrihet liberalizimi I vizave do të varet nga progresi I vendit tonë në realizimin e kushteve të vëna. Nga ana tjetër Komisioni dhe Këshilli I Europës do të monitorojnë nga afër progresin për reformat përkatëse. Pasi të jenë përmbushur kushtet, komisioni do t’i propozojë Këshillit heqjen e regjimit të vizave.
Berisha- Frattini: Tw vihen nw jetw reformat….. Tw garantoj
Të dy zyrtarët e lartë të vendeve respective kanë nisur dialogun për liberalizimin e vizave që në orët e para të ditës së sotme, me takimin e zhvilluar në pallatin e brigadave, në prani të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësuesve të medias të cilët pas deklaratave të mbajtura nga dy personalitetet, do të kenë mundësi të bëjnë edhe pyetje. Dy ditë më parë Frattini bëri një deklaratë për shtyp në të cilën theksoi se “Vij personalisht në Tiranë për t’u sjell qytetarëve të nderuar shqiptarë, mesazhin më të mirë nga vendet e BE-së, I cili konsiston në dialogun e përbashkët për liberalizimin e vizave. Ky process synon arritjen e qëllimeve të përbashkëta midis vendeve të Ballkanit dhe BE-së, që është lëvizja e lirë e njerëzve. Reformat e ndëmarra nga qeveria shqiptare të kthehen në rezultate të prekshme.”. Ka qenë kjo kërkesa e bërë nga zëvendës presidenti I Komisionit Europian Franka Frattini në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit të zhvilluar me kreun e egzekutivit, Sali Berisha, për fillimin e negociatave mes BE dhe Shqipërisë për liberalizimin e vizave. Zv.presidenti Frattini, vlerësoi progresin e Shqipërisë në realizimin e kushteve për fillimin e dialogut si dhe angazhimin e qeverisë shqiptare në këtë proces, ndërsa shtoi se për realizimin e reformave duhet më tepër vullnet politik. Angazhimet e kryeministrit Berisha për luftën ndaj korrupsionit dhe kriminalitetin, përmirësimin e dokumentave të identifikimit apo mbrojtja e kufijve të vendit është ajo që BE kërkon, por nga ana tjetër shqipëria duhet të ecë përpara edhe ndaj programit për reformat dhe kjo jo vetëm nga ana logjike por edhe në vënien e tyre në zbatim. Sipas tij, koha kur shqiptarët do të lëvizin lirshëm drejt vendeve të BE-së varet nga rezultatet e qeverisë për realizimin e kushteve të kërkuara nga OSBE-ja. Ndërkohë, nga ana e tij kryeministri I shqipërisë, Sali Berisha, e cilësoi këtë takim si një moment historik për shqiptarët dhe garantoi se qeveria e tij do të bëj çmos për të fituar besimin e BE-së për këtë process.
“Çdo hap është një hap përparadrejt së ardhmes” –u shpreh kryeministri Berisha.
“Do të marr dhe do të zbatoj çdo kërkesë apo reformë që më nevojitet, që ky besim i madh të përdoret në përputhje me standartet europiane. Ju garantoj për të gjitha këto.”
Në fund të fjalës së tij Berisha, ka falenderuar edhe institucionet shqiptare që në emër të zbatimit të ligjit bënë të mundshme Shqipërinë për t’iu rikthyer ky besim që i jepet sot.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.