Uncategorized


Uncategorized08 Mar 2008 06:13 am

Gezuar

Uncategorized07 Mar 2008 07:52 am

FarkeNga Entela Xheraj

Ndihmë, ndihmë!……po mbytemiiiii…….Ndihhh……….

Një fjalë e lënë përgjysëm, një jetë që shuhet dhe një plagë që s’mund të mbyllet kurrë….. Kjo frazë rrënqethëse, kaq shumë e njohur për të gjithë ne, nuk na la të qetë as në orët e para të kësaj dite……Mesnata e errët e kësaj të enjte kur ora shënonte 00:15 minuta, na zgjoi nga një gjumë i llahtarshëm, me ëndrra të tmerrshme e të frkshme sa hera-herës lusnim të mos ishte e vërtetë. Zëra që klithnin, lutje e mbetur përgjysëm dhe…….asgjë, gjithçka merr fund. Një fund të hidhur. Trupa që kërkonin pak shpresë për jetën, por që nuk mund ta gjenin dot. Jetë që zhyteshin në thellësit e një liqeni pa “emër” sepse vetëm emri “vdekje” do ti shkonte më shumë për shtat, kërkonin ndihmë për

(more…)

Uncategorized07 Mar 2008 06:32 am

Berisha - FratiniNga IMN

Frattini: Zbatoni me përpikmëri reformat

Berisha: Ju Garantoj.

Takimi i sotëm i zëvendës presidentit të Komisionit Europian, Franko Fratini, me kreun e qeverisë Shqiptare, Sali Berisha, hap edhe siparin e takimeve të shumta që do të zhvillojë delegacioni i KE-së me përfaqësuesit e diplomacisë shqiptare. Takimi I cili ka nisur në Pallatin e Brigadave do të pasohet edhe nga shumë të tjerë të cilët do të zhvillohen në Kuvend, Presidencë dhe Ministrinë e Jashtme, ku krerët e lartë të këtyre dikastereve do të diskutojnë në lidhje me ftesën e antarësimit të vendit tonë në NATO si dhe Liberalizimin e

(more…)

Uncategorized07 Mar 2008 06:24 am

lESKAJNga Entela Xheraj

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste përshëndet nismat e reja të shpallura dy ditë më parë nga Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Barrot dhe nga Komisioneri për zgjerimin Olli Rehn, për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në një deklaratë për shtyp, Kryetarja e Grupit të deputetëve të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, u shpreh se “grupi parlamentarë i PS-së vlerëson se detyrimet që i adresohen në mënyrë specifike Shqipërisë, të transmetuara, nga Ambasadori i BE në Tiranë Lohan, kërkojnë përgjegjshmëri të lartë dhe një angazhim gjithë përfshirës.” u shpreh zonja Leskaj, duke shtuar se “PS dhe grupi i saj

(more…)

Uncategorized06 Mar 2008 12:40 pm

PDNga Entela Xheraj

Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtarë të sajPartia Demokratike ka mbledhur në mënyrë të menjëhershme Këshillin Kombëtarë të saj, ku ka diskutuar në lidhje me situatën në të cilën ndodhet aktualisht kjo parti . Pasditen e së mërkurës në selinë blu, ministra, deputetë, kryetarë partie nëpër rrethe dhe përfaqësues të kësaj partie, janë mbledhur, pa praninë e mediave, për të diskutuar me dyer të mbyllura mbi riorganizimin e partisë. Tryeza e cila kryesohej nga kryetari I kësaj partie, (more…)

Uncategorized06 Mar 2008 12:38 pm

Erjon BraceNga Entela Xheraj

“Presidenti Bamir Topi, po bëhet pengesa kryesore e proçeseve vendimarrëse të Gjykatës Kushtetuese duke bllokuar punën në këtë institucion.”. Kështu është shprehur një ditë më parë nënkryetari i grupit parlamentarë të Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili shprehu indinjatën e tij dhe të të gjithë grupit parlamentarë të PS, sipas të të cilëve prej 15 muajsh antarit të kësaj gjykate i ka mbaruar afati i punës në këtë dikaster, por ai ende vazhdon të kryej detyrën e tij në këtë post. Edhe pse është dekretuar emri i pasusit të tij, zoti Kristofor Peçi po vazhdon funksionin (more…)

Uncategorized06 Mar 2008 12:34 pm

Dashamir ShehiNga Entela Xheraj

Debatet për reformën zgjedhore, mesa duket po merr përmasa më të mëdha nga sa ishte parashikuar më parë. Ai nuk lënë pa ngacmuar edhe kreun e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtarë, Dashamir Shehu i cili jep propozimin e tij duke deklaruar se sistemi i duhur zgjedhor për ne do të ishte ai prporcional kombëtarë, ndërsa shprehet se duhet rritur pragu electoral dhe duhet depolitizuar KQZ-ja. Në qoftëse duhet ta ndajmë shqipërinë në 12 rajone, ne mendojmë se ajo copëtohet në principata të vogla me (more…)

Uncategorized06 Mar 2008 12:32 pm

Sali BerishaNga Entela Xheraj

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk ka preferuar të thyej heshtjen e tij të gjatë publike, duke qëndruar edhe kësaj rradhe jashtë debateve të nxehta politike për çështjen e aq shumë përfolur të sistemit zgjedhor. I ftuar nga Instituti Demokratik Amerikan, për të promovuar përfshirjen e grave në politikë, ai foli për modifikim të kodit zgjedhor por kësaj rradhe jo mbi kushtet dhe marrëveshjen e bërë midis partisë që ai drejton dhe asaj Socialiste, por mbi baza të tjera. Duke qëndruar

(more…)

Uncategorized06 Mar 2008 12:10 pm

FarkeNga Saimir Kola & Entela Xheraj

Janë përcjellë sot pasdite për në banesën e fundit 16 viltimat e tragjedisë së Farkës. 8 prej tyre i kishin shtëpitë shumë pranë njëra tjetrës dhe piëkrishtë tek vilat gjermane. Vaj me kujë, britma dhe thirrje perendësi, dhimbja dhe hidhërimi kishte pushtuar gjithë atë hapësirë. Nuk kishte vend për fjalë, nuk kishte vend për ngushëllim, nuk kishe kë të qaje më parë. Të dy familjet banonin në periferi të Tiranës dhe pikërisht tek Vilat Gjermane. Gjithçka në këtë lagje ishte në zi. Aurela Osmani, Halil Osmani, Hatixhe Osmani, Eljo Osmani, Alket Osmani, Ida Osmani, (more…)

Uncategorized05 Mar 2008 07:23 am

I perndjekurNga Drita Cokaj

Që prej fillimit të këtij viti në zbatim të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” në Ministrinë e Drejtësisë janë depozituar 936 kërkesa për dëmshpërblim. Nga këto është përgatitur relacioni për 11 kërkesa , të cilat kanë kaluar për shqyrtim në themel dhe janë gati për të kaluar për llogari të masës së dëmshpërblimit. Ndërsa 28 kërkesave iu është kthyer përgjigje negative sepse kërkesat janë bërë nga persona që nuk i takon e drejta sipas

(more…)

Uncategorized05 Mar 2008 07:14 am

TakimNga Drita Cokaj

Përballë shqetësimit mbi legalizimin e të gjitha zonave informale që vazhdojnë të krijohen, Shehu tha se sipërfaqja e zonës informale nuk mund të ndryshojë. “Territori i ndërtimeve të paligjshme është i njohur me fotografitë ajrore që janë bërë para një vit,i dhe ato nuk mund të ndryshojnë. Sipërfaqja prej 13 mijë ha janë objekt i punës së ALUIZNI-t”, tha Shehu. Lidhur me kompetencat e kësaj agjencie,

(more…)

Uncategorized05 Mar 2008 07:05 am

Ministria e Financave LogoNga Drita Cokaj

Do të jetë diferenca mes çmimit dhe kostos, e cila tregon masën me të cilën qytetarët do të tatohen në masën 10% aq herë sa ata të shesin një pasuri të patundshme. Gjithashtu në udhëzim janë të përcaktuara edhe kostot minimale dhe çmimet e referencës të shitjes edhe për pronat në rrethet e tjera të vendit.

Zbardhet pika e fundit e udhëzimit, e cila përcakton mënyrën se si do të veprohet me tatimin 10% të pasurive të patundshme. Ministria e Financave dhe Ministria e Drejtësisë kanë bërë

(more…)

Uncategorized05 Mar 2008 06:27 am

INSIGNga Dria Cokaj

Duke pasur parasysh afatet e parashikuara në ligj, për kryerjen e procedurave të nevojshme, rastet e rishpalljes për mosparaqitje të numrit minimal të ofertave apo ankesat e ndryshme në APP, nga subjektet e interesura, u krijuan vonesa për përfundimin e procesit brenda vitit 2007. Në këto kushte, Ministria e Finanacve për të

(more…)

Uncategorized04 Mar 2008 06:06 am

Gjergj BojaxhiNga IMN

Drejtori i KESH-it, Gjergj Bojaxhi eshte i pakenaqur me cmimin aktual te energjise dhe ka kerkuar rritjen e tij. Ai ka deklaruar se kerkesen do t’ia parashtroje Entit Rregullator te Energjise, ne pritje te nje rritje te re te cmimit. Bojaxhi deklaroi se ERE duhet ta njoftoje zyrtarisht KESH se pese vendosi tarifat aktuale te energjise. Ai e argumnetoi kete me faktin se me cmimin aktual ulet interesi i investitoreve per privatizimin e KESH.

Uncategorized04 Mar 2008 06:03 am

Treni perplasNga IMN

Pjeter Mhilli 55 vjec, ka vdekur dje ne mbremje, i shtypur nga treni i linjes nderkombetare Hani i Hotit-Bajze, se bashku me gjithe kopene e deleve qe po shoqeronte. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Boric te Malesise se Madhe, nje zone e cila eshte mbushur me ndertime vitet e fundit, si pasoje e shpernguljes se banoreve nga zona me te thella drejt saj. Si pasoje e shume shtepive te ngritura buze hekurudhes,

(more…)

Uncategorized04 Mar 2008 06:00 am

I dekurNga IMN

Nje person eshte gjetur i vdekur ne rrethana te paqarta nga policia e Tiranes. Trupi i viktimes, ende i paidentifikuar, u zbulua prane ish ambasades jugosllave. Policia po heton per rrethanat e vdekjes se personit, qe mendohet te jete rreth 40 vjec. Dyshohet se ai mund te jete jete goditur, c’ka i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Uncategorized04 Mar 2008 05:54 am

Mali i Jezerces

Nga Aleksander Ndoja

Gjendet mjeti fluturues, qe konsiderohej i zhdukur nga radaret qe prej nates se mbremshme. Helikopteri qe mendohet se u perket trupave te NATO-s, eshte rrezuar ne majen e Jezerces. Banore te fshatit Rragam te Tropojes, kane njoftuar se kane degjuar zhurma te rrezimit te mjetit dhe kane sinjalizuar policine. Mendohet qe mund te kete persona te mbijetuar pas rrezimit te helikopterit dhe per kete eshte kerkuar edhe ndihma e KFOR-it. Mberritja ne kete zone ne rruge tokesore eshte e veshtire per shkak te terrenit dhe per kete arsye pritet mberritja ne Jezerce e helikoptereve. Helikopteri rezultoi i zhdukur pas alarmit qe dha pala italiane.

Uncategorized04 Mar 2008 05:50 am

HelikopterNga Aleksander Ndoja

Kreu i Emergjencave Civile, Alfred Olli ka konfirmuar lajmin e zhdukjes se nje mjeti fluturues ne Alpet e Shqiperise. Ai deklaroi se alarmi per humbjen e atij qe dyshohet te jete nje avion i vogel ose helikopter, eshte dhene nga pala italiane. Mjeti rezultoi i zhdukur nga radaret ne Shkoder gjate oreve te nates se mbremshme. Policia e qytetit ka nisur kerkimet ne malesite e veriut, ndersa mesohet se ato jane shtrire edhe ne te gjitha vendet e Ballkanit.

Uncategorized04 Mar 2008 05:45 am

HelikopterNga A. Ndoja

Humb nga radaret nje mjet fluturues. Policia e Shkodres ka nisur kerkimet per nje mjet ende te papercaktuar, qe mund te jete avion i vogel, ose helikopter. Ai ka dale nga radaret gjate nates. Dyshohet se mjeti mund te jete rrezuar. Per momentin nuk jepen informacione te tjera.

Uncategorized04 Mar 2008 05:42 am

Foto IlustrueseNga IMN

Nje sasi eksplozivi eshte vendosur ne shtepine e nje polici rrugor ne qytetin e Vlores. Eksplozivi shpertheu gjate naten ne banesen e Thoma Xhevares, por fatmiresisht familjaret e tij nuk kane pesuar demtime. Nga shperthimi jane shkaktuar deme te konsiderueshme materiale te baneses se tij dhe ne banesat fqinje. Sipas policise, motive per vendosjen e eksplozivit ne shtepine e Xhevares mund te kete qene ndonje konflikt per shkak te detyres.

Next Page »